Të gjitha pseudoarsyet e vaksinimit, për t’u mbrojtur nga “armiku i padukshëm”, një akt kriminal i bërë me koshiencë dhe imponim, synojnë në fenomenin e “logjikës së përmbysur”. Kjo lloj logjike është instrumenti i të gjitha regjimeve totalitare, ku 2+2=5.
Duan të na ndryshojnë mendjen, logjikën, duan të na çmendin mes arsyes për mosarsye, mes logjikës për paralogen, mes të keqes që na e ofrojnë për “mirë”.
Gjithmonë, por kryesisht prej marsit 2020 kam vënë bast me veten, që nuk kanë asnjë shans të më çmendin, por i kam të gjitha shanset që t’i çmend, nëse gjej edhe disa të ngjashëm, t’i superçmend dhe nëse gjej shumë të ngjashëm, t’i bëj ta marrin vendim që koha e tyre mbaroi.
Nëse shoqëria është e mbushur me “idiotë” që janë lidhur pas një karrigeje, në çfarëdo niveli, qoftë edhe të një nënpunësi të thjeshtë dhe janë adhurues të parasë, sërish në të gjitha nivelet, kjo është një histori tjetër dhe është kombëtare, mos harrojmë po flasim për monedhofagë në qeveri dhe në shoqëri.
Por ka njerëz që nuk i tradhëtojnë vlerat e tyre, parimet, as nuk nëpërkëmbin me vetëdije dijen që mbartin, as edhe shoqërinë ku jetojnë, pavarësisht heterogjenitetit të saj.
Sllogani i këtyre afro 3 viteve në sytë e mi është: “DHUNOHEM – KËRCËNOHEM – VAKSINOHEM”. Ky do të duhet të ishte sllogani i çdokujt në mesataren e logjikës dhe arsyetimit të rrethanave dhe rrethanorëve.
Nëse me detyrim vaksinohem dhe shteti nuk dënohet, atëherë nëse me detyrim të dikujt dhunohem, dhunuesi nuk duhet të dënohet. Jo vetëm kaq, por përderisa vaksinën na i sollën si ndërveprim në trup me detyrim, duhet të ndryshojmë edhe Kodin Penal dhe dhunuesin ta cilësojmë si ndërveprues. Pse të mos e diskutojmë edhe kështu këtë marrëzi, me po aq marrëzi sa i shkon përshtat?!
Pas “armikut të padukshëm”, “karamele” në gojën e pushtetarëve ngado, u shkri karamelja, kaluam tek shpimi dhe tani në një tropar tjetër.
18 mars 2020, Merkel deklaron: “Nuk ka patur sfidë më të madhe për vendin sesa Coronavirusi, pas vitit 1945”. Shikoni sesi përsëritin veten dhe ne si hunj i dëgjojmë dhe nuk i sikterisim.
Prej dy muaj na thuhet nga drejtuesit e shteteve: “Vjen dimër më i vështirë se ai i vitit 1945”.
Dhe fillojnë papagallët dhe e përhapin të njëjtën frazë ngado, i ngulitet aq shumë në kokë popullit, aq sa idiotepset në stad të pakthyeshëm për të shpresuar se mund t’i referohet logjikës sërish. Popullin e burgosën në idiotësinë e panikut dhe frikës me virusin, tani po e izolojnë totalisht edhe me varfësi, skamje. Luajnë me popujt e tyre që kanë dekada që i degjeneruan dhe i lanë injorantë, të paformuar, të paedukuar, sepse ka dekada që nuk brumosen më qytetarë, por qënie virtuale me tendenca parazitizmi dhe anomalie.
Janë akorduar dhe koordinuar të gjithë në kupolë që popullin ta nxjerrin jashtë loje, ai ka për detyrë të jetë thjesht virtual, çështjet i zgjidhin shtetarët.
Kriza energjitike është artificiale. VAKSINA E DYTË PËR TURMËN. Lufta e radhës, edhe më e tmerrshme se e para.
JEMI NË KOMUNIZËM, ÇËSHTJET DHE PROBLEMET I ZGJIDH BYROJA, PARTIA, SHTETI, populli është gjithmonë gati nëse i nevojitet aparatit qeverisës.
E ndrydhën me panik virusi.
E tjetërsuan fizikisht me vaksinë.
E kaluan në varfëri dhe pasiguri.
Do e mobilizojnë nëse do u duhet të ruajnë kokat e tyre.
Gjithësesi, mos u shqetësoni, ju virtualë, do të kemi Internet, këtë ushqim nuk mund t’ja heqin qënies virtuale që vetë krijuan.
Me një njeri të tillë, të frikësuar, të vaksinuar, të varfër, të pasigurt, virtual dhe shumë pranë “idiotit”, nocionet liri, pronë, pasuri do të humbasin sensin. Më pas, kanë fazën e katërt dhe të fundit, ku NJERIU I ZHVESHUR NGA GJITHÇKA do u lutet ta zhdukin.
“Dhunohem, kërcënohem, vaksinohem & ASGJËSOHEM”, ky është portreti i njeriut të mileniumit të ri!
E megjithatë Njeriun e Krijoi Perëndia sipas shembëlltyrës së Tij dhe në fund “idioti” do të shpëtojë! Perëndia e di sesi, dhe jo për hir të tij, njeriut pra, por për hir të Krijuesit.