Kina Ndalon Furnizimin e BEsë me Gaz

/

“Laku” që europianët i kanë vënë në qafë vetes, po shtrëngohet çdo ditë dhe më shumë. “Vrima” e fundit për blerjen e gazit natyror rus, nga BE, është mbyllur përgjithmonë dhe kjo për shkak se Kina ndaloi eksportet e saj, në thelb rishitjen e gazit rus në vendet e BE!

Ndalimi kinez i eksporteve të gazit, ka të bëjë veçanërisht me vendet e BEsë, të cilat kishin gjetur një “vrimë” në embargon ruse, e cila nuk ekziston më.

Më konkretisht, Kina ka urdhëruar importuesit e saj shtetërorë të gazit natyror që të ndalojnë rishitjen e LNGsë (gazit të lëngshëm) për blerësit e dëshpëruar për energji në Europë dhe Azi, në mënyrë që të sigurojë furnizimin e saj për sezonin e ngrohjes dimërore.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, u tha kompanive PetroChina Co., Sinopec dhe Cnooc Ltd të mbajë ngarkesat dimërore për përdorim shtëpiak, sipas personave me njohuri për këtë çështje, të cilët kërkuan të mos identifikohen pasi informacioni nuk është publik, ende.

Ndërsa shitjet ofruan pak lehtësim për blerësit europianë, shterimi i shpejtë i inventarit dhe kostot e larta historike të transportit reduktuan gjithashtu tërheqjen e ridërgimit të karburantit.

Ndërsa kompanitë shtetërore të Kinës nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga Bloomberg.

Importuesit e energjisë do të vëzhgojnë nga afër liderët kinezë, që u mbledhën në kryeqytetin kinez për një konferencë javore partiake. Presidenti Xi Jinping theksoi sigurinë e energjisë në fjalimin e tij dyorësh të dielën, duke përsëritur retorikën se kombi duhet të vazhdojë me tranzicionin e tij të gjelbër, në një mënyrë të kujdesshme, për të shmangur rreziqet e një krize furnizimi.

Çmimet e gazit në Europë kanë rënë pothuajse 60% që nga kulmi i tyre në gusht, megjithëse ato mbeten në një nivel rekord të lartë për kohën e vitit, pasi BEja përpiqet të shmangë furnizimin e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt. Një tepricë e dërgesave të LNG në Europë po rëndon në çmimet ‘spot’ të rajonit, duke bërë që disa furnizues të konsiderojnë ridrejtimin e dërgesave në Azi, ku çmimet janë më tërheqëse.

Por një lëvizje e Kinës për të siguruar furnizimin e saj mund të varfërojë dërgesat në Europë dhe të përkeqësojë krizën energjetike të rajonit në rast të një dimri të ftohtë.

Blloku i Lindjes, ai aziatik, mesa duket është i vendosur t’i shkojë deri në fund përplasjes me Perëndimin, përkrah Rusisë. Ky vendim i Kinës alarmoi të gjitha qeveritë e Europës, që do ta blejnë LNGnë si “ar” nga SHBAtë. Por a do të jenë në gjendje ta blejnë? Kjo është çështje, për shumë e shumë vende në Europë, që nuk e kanë mundësinë financiare të blejnë me çmimet që sot ofron Amerika. Gjithashtu, sado që të blejnë nga Amerika, nuk plotësojnë dot në 100% nevojat e tyre për gaz.

Dimër i acartë klimaterik dhe financiar. Pritet revolucioni europian!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rebelohen Francezët

Next Story

11 Vende Plus Italia Largojnë Qytetarët e tyre nga Kievi

Latest from Info