Rebelohen Francezët

/

“Ju na bëni çdo ditë më të varfër! Mjaft më! Deri më kaq!”

Mungesa e karburantit dhe çmimet e shtrenjta i kanë vënë francezët në situata të paprecedente. Shoqëria franceze po revoltohet për shtrenjtimin e produkteve, jetës e thënë ndryshe, dhe inflacionin që po e prek Francën dhe francezët për shkak të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe ndihmës së vazhdueshme ekonomike dhe ushtarake që Franca po i jep Ukrainës.

Mungesa e karburantit i ka çuar francezët në situata ekstreme, me të cilat u është dashur të jetojnë që nga koha e pushtimit gjerman.

Sllogani qendror i protestës ishte: “Ju na bëni çdo ditë më të varfër! Mjaft më! Deri më kaq!”

“Nuk duam luftë dhe nuk duam të shpenzojmë para për të!”

Me këto fjalë dhe sllogane protestuan dhe u rebeluan francezët në rrugët e Parisit.

Mesazhi është i qartë dhe të mendoni që jemi në prag të dimrit, pas pak, problemit të ngrohjes do i shtohet edhe problemi i çmimeve stratosferike të produkteve.

Mendohet që afro 140 qytetarë mbushën rrugët e Parisit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Epidemi Globale e Kancerit në Moshën nën 50 Vjeç

Next Story

Kina Ndalon Furnizimin e BEsë me Gaz

Latest from Info