Kupola e xhamisë qëndrore në Xhakarta është shembur pas një zjarri masiv.
Skenat tronditëse u kapën në video dhe u postuan në internet duke treguar shkallën e dëmit, që ndodhi në Qendrën Islamike Koja Xhakarta, sipas Hidajatullah.
Raportet e para për zjarrin në kryeqytetin indonezian u dhanë në orën 15:22 me orën lokale, me dëshmitarët e shembjes që folën në mediat sociale.
Organizata islamike e postoi videon në Twitter me mbishkrimin: “Kopola e Xhamisë së Qendrës Islamike Koja Xhakarta ka marrë zjarr”.
“Po, kupola është në zjarr. Njësitë janë larguar të gjitha”, tha oficeri i stacionit të zjarrfikësve të Xhakartës së Veriut, kur lajmi u konfirmua në orën 15:47 me orën lokale.
Zyrtari i zjarrfikësve tha se pala e tij mori raportin fillestar për zjarrin në orën 15:22 me orën lokale, por nuk do të komentonte më tej detajet rreth incidentit.
Ende nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe shembjen.
Por dyshohet në zjarrvënie pasi disa vatra zjarri u ndezën njëkohësisht brenda xhamisë e cila ishte në rikonstruksion.
Nuk ka raporte për të vdekur, të djegur apo të dëmtuar.