Giorgia Meloni “hedh” menjëherë 9.5 miliardë euro për të përballuar krizën energjetike, në suport të shtetasve të saj.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ajo bëri të ditur se “javën e ardhshme do të ndahen 9.5 miliardë euro dhe deri në fund të vitit 2023, edhe 23 miliardë euro të tjera”.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli për krizën energjetike dhe masat e reja për përballimin e saj pas mbledhjes së kabinetit.
Në të njëjtën kohë ajo bëri të ditur se do të jepen licenca të reja për nxjerrjen e gazit natyror brenda ujërave territoriale italiane.
“Ne jemi pro shfrytëzimit të fondeve europiane, të Fondit të Kohezionit, për periudhën 2013-2020, me synimin për të përballuar një pjesë të nevojave emergjente që vijnë nga kriza energjitike. Përsa i përket Planit tonë Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës, besojmë se rritja e kostos së lëndëve të para krijon probleme në zbatimin e disa projekteve publike. Kjo është një çështje që duhet trajtuar”, theksoi kreu i qeverisë italiane.
Përsa i përket migracionit, ministri i Brendshëm italian, Matteo Piandendozzi, nënvizoi se vendet që u japin flamurin e tyre anijeve të OJQve duhet të kontribuojnë në pritjen e refugjatëve dhe emigrantëve që shpëtohen.
Meloni tha se anija ‘Humanity1’ kishte hyrë në ujërat territoriale italiane në orët e fundit, por se nuk do të mund të lundrojë në asnjë port italian. Siç shtoi në fjalën e saj, duhet të lejohet hyrja në sferën e hapësirës detare ku ndodhen anijet e refugjatëve, të autoriteteve shëndetësore italiane, të cilat do të vendosin për transferimin në spital vetëm të atyre refugjatëve dhe emigrantëve që përballen me një problem shëndetësor.
Kryeministrja italiane tha se, “ajo nuk ka ndërmend, në asnjë rrethanë, të ndalojë protestat, por me masën e fundit të qeverisë kundër ‘rave party’, nevoja për të ndaluar një formë të paligjshme argëtimi është bërë e qartë”. Në një përpjekje për t’u dukur më pajtuese, Georgia Meloni tha se qeveria nuk po përjashtonte asnjë ndërhyrje për të përmirësuar masën, e cila parashikon deri në gjashtë vjet burg për këdo që organizon, ose merr pjesë në ‘rave pasrty’, që janë shndërruar në vatra të përdorimit të substancave narkotike dhe ku rinia prej andej del inkoshiente dhe e sfazuar.