Rusia Hakoi Sistemin Ushtarak Amerikan “DELTA”

/

Rusia hakoi sistemin e komandës dhe kontrollit të SHBAsë “DELTA”. Rrodhën të gjitha planet e Ukrainës dhe e shpërndarjes së forcave amerikane.

Avionët amerikanë fikën transponderët e tyre, menjëherë pas këtij konstatimi.

Ky është një zhvillim thelbësor që do të ndikojë në luftën në Ukrainë.

Rusët tani i dinë planet luftarake të Ukrainës, lëvizjen e trupave, municionet dhe të gjithë informacionin e disponueshëm mes një qasjeje në qendër të rrjetit amerikan. Ky sistem madje hartoi rrugët e UAVve të Ukrainës, që tashmë janë në duart e rusëve.

Ukrainasit po humbasin avantazhin kryesor në luftën moderne që është informacioni i plotë në fushën e betejës, të kuptuarit se ku është armiku, numri i tyre, aftësia luftarake, etj.

Sistemi i Komandës dhe Kontrollit të Shteteve të Bashkuara “DELTA” përditësohet vazhdimisht nga planifikuesit ushtarakë dhe burimet e inteligjencës, me informacionin e vendosjes së trupave, informacionin e inventarit të armëve dhe planet e sulmit.

Po aq e rëndësishme është se sistemi “DELTA” gjithashtu, përditësohet vazhdimisht me informacione rreth forcave armike, në këtë rast Rusisë.

Është e paqartë sesa kohë ushtria ruse kishte akses në të dhënat e ukrainasve dhe nëse i ka ende ato. Kievi dhe Uashingtoni nuk kanë komentuar ende për këtë çështje.

Grupi i hakerëve “Joker DPR”.

Një grup anonim hakerash i quajtur “Joker DPR” ka hakuar programin e komandimit dhe kontrollit të “Delta” të SHBAsë, i cili përdoret në mënyrë aktive nga forcat ukrainase. Për të qenë të qartë, ky është një program në të cilin të gjitha të dhënat për trupat miqësore dhe armike futen për komandim dhe kontroll. Midis tyre, ekziston programi i famshëm ushtarak amerikan “Delta”, i cili përdoret në mënyrë aktive nga Ukraina.

Fakti që shërbimet speciale ruse patën akses në të, tregon se ata tani dinë gjithçka për armikun dhe dinë gjithçka që armiku di për forcat dhe ushtrinë ruse dhe zhvillimin e saj.

Sistemi Delta përmbledh, përpunon dhe shfaq informacione për forcat e armikut, koordinimin e forcave të mbrojtjes dhe sigurimin e të gjitha të dhënave të situatës në përputhje me standardet e NATOs, i zhvilluar nga Qendra për Inovacionin dhe Zhvillimin e Teknologjive të Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Programi i komandës dhe kontrollit amerikan DELTA konsiderohet si një nga programet më të mira në botë. Administratori kryesor i këtij programi në Ukrainë ishte Vadim Novikov.

Më 1 nëntor, kreu i shërbimit të shtypit të Donetskut, Daniil Bezsonov, konfirmoi se ushtria e Donetskut kishte akses në softuerin ukrainas.

E rëndësishmja është se ukrainasit konfirmuan shkeljen e sigurisë në gusht, por vunë në dukje se ajo ishte jetëshkurtër.

“Ushtarët ukrainas mburren me programet e tyre dhe qeshin me ushtarët e Donetskut për përdorimin e hartave në letër. Vendosa ta sqaroj. Ndërsa ukrainasit mbushin rregullisht bazat e të dhënave të tyre me programe të dhuruara nga pronarët e tyre amerikanë, ne nuk kemi pse të shpikim dhe instalojmë asgjë, ne thjesht përdorim programet e tyre në internet. Është shumë i përshtatshëm dhe ekonomik. Dua të tërheq vëmendjen për faktin se ne përdorim të gjitha programet e tyre…

Kam infektuar me virusin tim çdo kompjuter që është lidhur ndonjëherë me DELTA (dhe jo vetëm). Siç e mbani mend të gjithë, “Joker” është një ide. Dhe aty i ndryshova pak të dhënat, duke i rirenditur… Ndonjëherë është më mirë të përdorësh harta”, thuhet në mesazhin e grupit të hakerëve “Joker DPR”.

Pretendimet u mbështetën nga video të shumta dhe pamje të ekranit që tregojnë softuerin e programit DELTA të SHBA.

Përveç mesazheve të veprimit të emergjensës (të njohura edhe si EAM) të hënën, të gjithë avionët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara fikën transponderët e tyre. Avionët nuk mund të gjurmoheshin më nga subjektet politike, apo nëpërmjet internetit.

Akoma më ogurzi është fakti që, ka lajme se në shumë aeroporte rajonale në SHBAsë, veçanërisht ato që ndodhen mjaft pranë bazave raketore bërthamore amerikane, avionët luftarakë po transferohen në heshtje në aeroporte rajonale, pa asnjë shpjegim.

Një mundësi është që SHBAja të lëvizë avionët për t’i larguar ata nga objektivat e mundshëm të sulmit bërthamor, siç janë bazat ajrore. Kjo do të lejonte, në teori, disa nga avionët ushtarakë amerikanë t’i mbijetonin një sulmi të parë bërthamor.

Aeroporti rajonal në Dakotën e Veriut është një aeroport i tillë ku thuhet se do të ridislokohen avionët ushtarakë. Aeroporti është rreth 219 milje nga Baza e Forcave Ajrore Minot, një bazë armësh bërthamore.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Admirali Amerikan: "Lufta e Ukrainës Është Vetëm Fillimi - Lufta e Madhe po Vjen!"

Next Story

Të Dhëna "Zjarr" për Soros & Fondet e Tij

Latest from Info