Evakuim i Ri Rus në Nova Kahkovka, Pasi u Jep Nënshetësinë Banorëve!

/

Ushtria ruse dhe banorët u larguan nga qyteti Nova Kahovka pas Khersonit. Një tjetër qytet rus ra në duart e ukrainasve pa luftë. Qytetarët u larguan nga shtëpitë e tyre, sapo morën nënshtetësinë ruse.

Tërheqja e re e trupave ruse dhe braktisja e qytetit rus të Nova Kakhovka, pranë digës me të njëjtin emër, me largimin e rusëve në bregun verior të lumit Dnieper dhe tokat ruse në veri të lumit, merr përmasa edhe më të mëdha pas lënies së Khersonit.

Është e paprecedent që rusët largohen kaq lehtë nga disa territore që para disa javësh i kishin bërë territore të shtetit të tyre!

Zona u evakuua nën bombardimet ukrainase nga shtetas rusë, të cilët vetëm një muaj më parë nxituan të lëshojnë pasaporta ruse dhe të bëhen shtetas të Federatës Ruse.

Dy kompani ruse të motorizuara mbuluan tërheqjen e banorëve të fundit.

Prej një jave, pozicionet ruse janë spostuar vazhdimisht, ndërsa diga e madhe në atë zonë goditej vazhdimisht nga artileria ukrainase.

Forcat Ajrore Ruse janë zhdukur, artileria ruse gjithashtu dhe banorëve u ishte kërkuar që të evakuonin qytetin një javë më parë.

Situata të çuditshme, por që e kanë një shkak.

Ose rusët kanë rënë, që përjashtohet si mundësi, teksa po sot, bombarduan Kievin.

Ose rusët kanë një arsye që mund të lidhet me një dakortësi, si pjesë e zgjidhjes, që përsëri nuk bind askënd, teksa po luftohet ashpër në rajone të tjera të Ukrainës dhe brenda në Kiev.

Ose Kremlini di që ukrainasit do të hedhin në erë digën dhe përmbytja do të përfshijë disa rajone, ndaj dhe po bën evakuim të ushtrisë dhe civilëve.

Ky arsyetim pranohet si më i mundshmi tani më nga të gjithë analistët në Rusi, ndoshta bazuar dhe në informacione të brendshme.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kievi Goditet me 85 Raketa (video)

Next Story

Trump Shpall Kandidaturën për President

Latest from Info