Gjermani: Plane Emergjence – Mbani Para ‘Cash’ në Shtëpi – Capital Controls

/

Autoritetet gjermane presin ngjarje me pasoja globale dhe bëjnë thirrje: “Të keni para në shtëpi”.

Plane emergjente parashikon Gjermania që mund të shoqërohen me ‘capital control’.

Bundesbank në gatishmëri.

Planet e emergjencës për të siguruar që ATM-të gjermanë të mos mbeten pa para në rast të ndërprerjes së energjisë, po përpunohen nga Gjermania. Sipas një raporti ekskluziv të Reuters, autoritetet gjermane po rritin përgatitjet për dërgesat urgjente të parave të gatshme, në rast të ndërprerjes së energjisë, për të mbajtur ekonominë në funksion.

Gjermania po përgatitet për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike si rezultat i luftës në Ukrainë. Përgatitjet nuk kanë të bëjnë aq me mungesën e energjisë, por me mundësinë e një “ngjarjeje” jashtëzakonisht, të rëndësishme, që do të ketë pasoja globale.

Planet thonë se Bundesbank, banka qendrore e Gjermanisë, po mbledh miliarda për t’u marrë me kërkesën në rritje për para ‘cash’ dhe kufizimet e mundshme në tërheqje, tha një nga burimet e Reuters.

Zyrtarët dhe bankat po shikojnë gjithashtu shpërndarjen, duke diskutuar, për shembull, aksesin prioritar në karburant për transportuesit e parave të gatshme.

Diskutimet mbi planet emergjente përfshijnë bankën qendrore, rregullatorin e tregut financiar, BaFin dhe disa shoqata të industrisë financiare, sipas Reuters.

Megjithëse autoritetet gjermane e kanë minimizuar publikisht një mundësi të tillë, sipas Reuters, ato po bëjnë diskutime dhe po marrin kundërmasa, gjë që tregon sesa seriozisht po merret kërcënimi nga shteti gjerman.

Ata gjithashtu theksojnë implikimet në zgjerim të luftës në Ukrainë për Gjermaninë, e cila për dekada mbështetej në energjinë ruse dhe tani përballet me inflacion dyshifror dhe kërcënimin e ndërprerjes nga mungesa e karburantit dhe energjisë.

Bankat e konsiderojnë një ndërprerje të plotë “të pamundur”, sipas Deutsche Kreditwirtschaft, organizata ombrellë e sektorit financiar. Megjithatë, bankat janë “në kontakt me ministritë dhe autoritetet përkatëse” për të planifikuar një skenar të tillë.

Qasja në para është e një rëndësie të veçantë për gjermanët, të cilët vlerësojnë sigurinë dhe anonimitetin që ofron dhe që priren ta përdorin atë më shumë se europianët e tjerë.

Rreth 60% e blerjeve të përditshme bëhen me para në dorë, sipas një studimi të fundit nga Bundesbank, i cili zbuloi se gjermanët, mesatarisht, tërheqin më shumë se 6.600 euro në vit kryesisht nga ATM-të.

Mundësia e Capital Controls.

Nëse ndodh një ndërprerje, një opsion për autoritetet mund të jetë vendosja e kontrolleve të kapitalit, tha një burim për Reuters.

Më shumë se 40% e gjermanëve kanë frikë nga një ndërprerje në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar nga Funke Mediengruppe.

Agjencia gjermane e fatkeqësive tha se rekomandon që qytetarët të mbajnë para në shtëpi për raste të tilla urgjente.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kievi & Shtëpia e Bardhë Shohin Apokalipsin - Misioni Special i CIA-s në Ukrainë

Next Story

Sunak Sulmon Ashpër Ministrin e Jashtëm Lavrov

Latest from Info