Ekonomia Gjermane në Kolaps – BASF Largohet në Kinë?

/

Ekonomia gjermane është në kolaps për shkak të sanksioneve kundër Rusisë. Gjiganti industrial ‘BASF’ po përgatitet të shkojë në Kinë.

Nuk ka energji dhe lëndë të para, për këtë shkak industrialistët gjermanë janë në dëshpërim total.

Qeveria Scholz me zgjedhjet e saj kanë shkaktuar një krizë të madhe energjetike dhe ekonomike në Gjermani dhe e gjithë kjo brenda një viti që kur ky Kancelar mori detyrën.

Situata tragjike në të cilën ka rënë ekonomia gjermane për shkak të sanksioneve antiruse ilustrohet nga rënia e industrisë më të madhe kimike gjermane ‘BASF’, e cila po përgatitet të niset për në Kinë, së bashku me shumë kompani të tjera gjermane.

Sanksionet antiruse kanë shkaktuar mungesa të mëdha në energji dhe lëndë të para, dy fusha në të cilat Gjermania është plotësisht e varur nga burimet e huaja.

Industria kimike gjermane, së bashku me industrinë e metaleve, inxhinierisë dhe automobilave, përbëjnë thelbin dhe aksin e ekonomisë gjermane.

‘BASF’ për shkak të krizës energjetike që po e prek drejtpërdrejt, tashmë po zbaton një program të gjerë shkurtimesh.

Kostoja e mirëmbajtjes dhe funksionimit të njësive të saj në Gjermani është tani e papërballueshme. Sipas rrjetit ZDF, fabrika e saj historike qendrore në Ludwigshafen ka nevojë për 37 teravat orë energji në vit, më shumë se e gjithë Zvicra.

“Gjiganti i industrisë kimike”, siç quhet shpesh, duhet të kursejë 500 milionë euro këtë vit për të mos gjetur veten në një ngërç financiar dhe për këtë arsye shkurtimet janë të pashmangshme, si pjesë e një plani më të gjerë ristrukturimi.

“Njësia në Ludwigshafen ka ekzistuar për më shumë se 150 vjet. Kohët e fundit kemi menaxhuar shumë kriza së bashku me punonjësit tanë. Ne gjithashtu do ta menaxhojmë këtë krizë”, thotë Melanie Maas Brüner nga Bordi i Drejtorëve të ‘BASF’.

Në të njëjtën kohë, ekonomisti kryesor gjerman Clemens Fist nga Instituti ‘Ifo’ në Mynih vlerëson në të njëjtin rrjet se industria e rëndë gjermane, e vetme nuk mund të zgjidhë problemet që dalin nga kriza energjetike. Duhet ndërhyrje politike.

“Ka nevojë urgjente për përgjigje në lidhje me kërkimin e çmimeve konkurruese për gazin natyror, energjinë elektrike dhe energjinë e rinovueshme. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar të ardhmen e Gjermanisë si një vend industrial”, thotë ai.

Por krahas kostove të mëdha të energjisë, industria kimike tashmë përballet edhe me çmimet jashtëzakonisht të larta të lëndëve të para për shkak të rivlerësimeve inflacioniste. Gjithashtu sipas gazetës ekonomike ‘Handelsblatt’, pamja e biznesit të industrisë kimike gjermane u përkeqësua ndjeshëm në tetor, për shkak të rënies së kërkesës me 19.9%.

Më në fund, sipas Zyrës Federale të Statistikave, produktet kimike gjermane me vlerë më shumë se 138 miliardë euro u shitën jashtë vendit në vitin 2021. Kjo korrespondon me një përqindje prej rreth 10% të të gjitha eksporteve gjermane, gjë që tregon rëndësinë thelbësore të sektorit në tërësi, për ekonominë gjermane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Laku po Mbyllet - Biden në Hetim

Next Story

Forca Detare të NATO-s Vendosen në Mesdhe & Adriatik

Latest from Info