Laku po Mbyllet – Biden në Hetim

/

Republikanët nisin një hetim për financat e familjes Biden. Dhe në sfond të hetimeve duket të shfaqet edhe Antony Fauci. Hetime për të cilat mezi pret jo vetëm populli amerikan, por bota mbarë.

Çfarë ka bërë të ditur përfaqësuesi i Partisë Republikane?

Pasi fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, republikanët deklaruan se do të hetojnë marrëdhëniet e biznesit të Presidentit Joe Biden dhe familjes së tij.

Zëdhënësi James Comer njoftoi: “Komiteti Republikan foli me sinjalizues të shumtë, mori informacione të shumta, ka plane të shumta që përfshijnë familjen Biden, ekzaminoi laptopin e Hunter Biden dhe mori dokumente për transaksione të panjohura më parë”.

Pra, me këtë deklaratë të shkurtër republikanët po hapin një hetim për Hunter Biden.

Shihet tani më se djali i Presidentit Biden, përmes marrëdhënieve të tij të së shkuarës dhe bizneset e tij në Ukrainë dhe në Kinë, “ka minuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe aftësinë e Presidentit Biden për të udhëhequr me integritet”.

Republikanët pretendojnë se Hunter Biden ka përfituar nga karriera politike e babait të tij për t’u pasuruar.

Megjithatë, thuhet se në shënjestrën e republikanëve do të jetë edhe Anthony Fauci, i cili kishte një rol udhëheqës në strategjinë për t’u marrë me COVID-19 gjatë shpërthimit të pandemisë, para dhe pas saj, si dhe lidhjen e tij të ngushtë me demokratët.

Republikanët në zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit arritën të sigurojnë kontrollin e shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve / Kongresit, avantazh që u jep mundësinë të fillojnë hetimet mbi çështjet dhe personat e errët të SHBA-ve, që për 19 vite mbanin në dorë Kongresin dhe mundën të mbyllin çdo hetim kundër tyre.

“Shumica republikane do të jetë një sfidë për presidentin Biden”, theksojnë New York Times në analizën e tyre.

“Shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve synon të shkaktojë shumë dhimbje koke për administratën Biden, duke nisur hetimet për Hunter Biden, çështjet me kufirin dhe emigracionin, hetime lidhur me Departamentin e Drejtësisë, të gjitha këto do të ndodhin shumë shpejt dhe do të përmbyllen përpara vitit 2024”, thekson rrjeti amerikan i lajmeve NBC.

Sesa do ja arrijnë Republikanët, kjo mbetet për t’u parë. Do të ishte mirë për gjithë njerëzimin dhe vetë Amerikën që anëtarët republikanë të Kongresit të qëndrojnë stoikë dhe të mos epen përballë çdo presioni, apo përpjekjeje për manipulim, apo joshje që padyshim do të vijë dhe do të ofrohet nga e majta amerikane.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sipas Amerikës, Çfarë do të Ndodhë në Dimër në Ukrainë?

Next Story

Ekonomia Gjermane në Kolaps - BASF Largohet në Kinë?

Latest from Info