I pazgjedhuri dhe mbështetësi i demokratëve George Soros është angazhuar për largimin e Trumpit nga kandidatura për presidencën, bazuar në klauzolën e Amendamentit 14.
Miliarderi globalist George Soros është zotuar se do ta ndalojë Donald Trump të kandidojë për President në vitin 2024 duke miratuar seksionin 3 të Amendamentit 14 të Kushtetutës së SHBA-së, e njohur si Klauzola e Diskualifikimit.
Grupet “Free Speech For People” (fjala e lirë, si për ironi) dhe “Mi Familia Vota” të financuara nga Soros, po nisin një fushatë përmes faqes TrumpIsDisqualified.org për t’u kërkuar sekretarëve të shtetit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të zgjedhjeve që të ndalojnë Trump të kandidojë përsëri.
ABC News raporton se: “Klauzola e miratuar pas Luftës Civile, parandalon këdo që të mbajë postin federal të betuar për të mbrojtur Kushtetutën, duke përfshirë një anëtar të Kongresit, i cili është “angazhuar në rebelim” kundër SHBA-së ose “ka dhënë ndihmë ose ngushëllim” për “armiqtë” e saj”.
“Free Speech For People” ngriti më parë padi kundër republikanëve të tjerë të zgjedhur, duke përfshirë deputetët Madison Cawthorn dhe Marjorie Taylor Greene, duke argumentuar se veprimet e tyre më 6 janar dhe mbështetja për përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve 2020 përbënin sjellje përçmuese ndaj demokracisë. Ndërkohë që, as Cawthorn dhe as Greene nuk morën pjesë në trazira, megjithëse Cawthorn kishte folur në një tubim të Trump. Greene tha se ajo ishte një “viktimë” së bashku me ligjvënës të tjerë dhe kurrësesi nuk ishin pjesë e trazirave.
Të gjitha këto ndodhin, kur vetë demokratët hapën dyert e Kapitolit me urdhër të Nanca Pelosi.
“Free Speech For People” tha se planifikon të paraqesë sfida të ngjashme ligjore kundër Trump, por nuk pranoi të japë më shumë detaje për ABC News.
Trump nga ana e tij këmbëngul se nuk bëri asgjë të keqe më 6 janar 2020 dhe se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë.
“Mund të them se Donald Trump do të përballet me sfida ligjore për të drejtën e tij, por ai gjithashtu do të përballet me shqyrtimin e sekretarëve të shtetit dhe shefave të zgjedhjeve, pavarësisht nëse ka sfidë ligjore”, tha John Bonifaz, bashkëthemelues dhe president i “Free Speech For People”. “Prandaj, nuk kërkohet asnjë sfidë ligjore që Sekretari i Shtetit të marrë përgjegjësinë e tij ose të saj dhe të përjashtojë Donald Trump nga votimi.”
Megjithatë, asnjë nga paditë e mëparshme të Soros nuk kanë arritur të skualifikojë ndonjë zyrtar të zgjedhur.
Si “Free Speech For People”, ashtu edhe “Mi Familia Vota” këmbëngulin se veprimet e Trump rreth sulmit në Kapitol kërkojnë një përgjigje pa nisur fushata.
Një zëdhënës i “Free Speech For People” i tha ABC News se sekretarët e shtetit dhe liderët e tjerë të zgjedhjeve kanë një “detyrë”, të parandalojnë Trump të kandidojë për poste publike sipas klauzolës së sipërpërmendur.
Héctor Sánchez Barba, drejtor ekzekutiv dhe CEO i “Mi Familia Vota”, i tha ABC News se fushata TrumpIsDisqualified.org përputhet me misionin e organizatës “për të mbrojtur demokracinë dhe për ta vendosur atë për një demokraci më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse përmes pjesëmarrjes së qytetarëve”.
Ka pasur vetëm një rast në të cilin një zyrtar i zgjedhur, i lidhur drejtpërdrejt me sulmin në Kapitol, ka pushuar së shërbyeri në poste publike për shkak të klauzolës së skualifikimit.
Një gjykatës federal i New Mexico ka ndaluar nga detyra Komisionerin e Distriktit Otero dhe themeluesin “Cowboys for Trump”, Couy Griffin, duke përmendur klauzolën e skualifikimit, e vetmja herë në 150 vjet që dispozita është përdorur kundër një zyrtari dhe hera e parë që një gjykatë vendosi se ngjarjet e 6 janarit përbënin një “rebelim”.
Në rastin e Greene, gjykatësi Charles Beaudrot shkroi se barra e provës ishte mbi kundërshtarët dhe se ata “dështuan të provonin çështjen e tyre me provat e paraqitura”.
Me sa duket elita plutokrate beson se ka fuqinë për të ngritur dhe ulur presidentë, ka potencën të krijojnë revolucione me ngjyra dhe të mendojnë se zotëron planetin. Një ndër ta brenda elitës, apo zëri publik i saj, është George Soros.