Turqia Sulmon nga Ajri Kurdët në Siri

/

Turqit deklaronte se një natë do të hynte në Greqi, por hyri që pa gdhrië në Siri.

Në Kobani të Sirisë Turqia realizoi sulme të ashpra ajrore kundër kurdëve.

Operacioni “Shpata e mprehur” i nisur nga Turqia kundër kurdëve në Siri dhe Irak, nisi në fakt që në mbrëmjen e së shtunës (19/11).

Turqit shkuan në qytetin sirian të populluar nga kurdët, Kobani, i cili u godit nga forcat ajrore turke në orët e hershme të mëngjesit dhe në Ankara njoftuan se “koha e llogarisë” kishte ardhur, pas aktit terrorist të kryer në Stambolli, të dielën e kaluar, më 13 nëntor, me numrin e deritanishëm të të vdekurve në 12 persona.

Duke folur për një operacion shumë të mirëplanifikuar, në Qendrën e Operacioneve Ajrore ishte i pranishëm edhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i shoqëruar nga komanda e forcave të armatosura, duke dhënë urdhrin për fillimin e operacionit.

Turqia ka nisur një operacion ajror në Irakun verior dhe Siri, zona që thotë se janë “përdorur si baza nga terroristët kurdë”.

“Koha e llogarisë” ka ardhur, tha Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar në Twitter, mbi një foto që tregon një avion luftarak turk F-16 duke u ngritur për një operacion goditës.

“Bastardët do të mbajnë përgjegjësi për sulmet e tyre tinzare”, shtoi ministri turk i Mbrojtjes.

“Foletë e terroristëve janë rrafshuar me goditje precize”, shtoi ai në një postim të dytë, shoqëruar me një montazh të shkatërrimit të një objektivi nga ajri, pa specifikuar se ku ishte.

“Qëllimi ynë është siguria e 85 milionë qytetarëve tanë dhe kufijve tanë dhe do t’i përgjigjemi çdo sulmi tradhtar ndaj vendit tonë”, tha Akar, i cili theksoi se operacioni kundër objektivave terroriste në Irakun verior dhe Siri, që nga mesnata, ishte planifikuar dhe ekzekutuar me kujdes dhe sukses.

“Strehëzat, depot e terroristëve, shpellat, tunelet u shkatërruan me shumë sukses. I pamë nga afër. Shtabi i organizatës terroriste u godit dhe u shkatërrua me goditje direkte. Vetëm terroristët dhe strukturat në pronësi të terroristëve u shkatërruan”, tha ai.

Ministria turke njoftoi se operacioni u krye në bazë të të drejtave të vetëmbrojtjes që rrjedhin nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim eliminimin e sulmeve terroriste nga Iraku verior dhe Siria. Qëllimi, thotë Ankaraja, është sigurimi i kufijve dhe eliminimi i terrorizmit në burimin e tij.

Sipas SDF-së, bombardimet turke synonin pozicionet e SDF-së në provincat e Aleppo (në veri) dhe Hasakah (në verilindje), kryesisht në qytetin e Kobanit, një distancë e shkurtër nga kufiri me Turqinë.

“Kobani, qyteti që mundi Shtetin Islamik, po bombardohet nga forcat ajrore turke dhe forcat pushtuese turke”, tha Farhad Sami, një zëdhënës i SDF-së të udhëhequr nga kurdët, i cili ka mohuar kategorikisht se kurdët ishin pas bombardimeve në Istiklal.

***

Organizatat kurde nuk njoftojnë humbje në radhët e tyre. Por zoti Sami konfirmoi se bombardimet turke ndodhën edhe kundër objekteve ku forcat e regjimit sirian janë dislokuar në Raqqa dhe Hasakah (verilindje) dhe Aleppo (veri), duke përmendur të vdekur dhe të plagosur.

Udhëheqësi i SDR-së Mazloum Abdi dënoi bombardimet “agresive dhe barbare” turke. “Bombardimet turke në zonat tona kërcënojnë të gjithë rajonin. Askujt nuk i bën mirë. Ne do të bëjmë gjithçka për të shmangur një fatkeqësi të madhe. Nëse shpërthen lufta, e gjithë bota do të përtypet”, tha ai përmes Twitter.

Televizioni shtetëror sirian konfirmoi se bombardimet kishin ndodhur.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Programi Pilot i Dollarit Dixhital

Next Story

Franca, Gjermania & Spanja 100 Miliardë Euro për Mbrojtjen!

Latest from Info