Është koha që bota të përqafojë një Rend të Ri Botëror, sipas presidentit francez Emmanuel Macron, i cili i tha një auditori në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) se ngritja e Kinës do të thotë që ditët e dominimit të SHBA-së të kenë përfunduar, ndaj “kemi nevojë për një rend të vetëm botëror”.
Macron e bëri thirrjen në fjalimin e tij kryesor, të titulluar “Duke lundruar në një botë të trazuar”, për Samitin e CEO të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Hotel “Athenee” në Bangkok, raporton “The Nation Thailand”.
“A jeni në anën e SHBA apo Kinës?”, ishte pyetja e bërë nga Macron, i cili shtoi: “ne kemi nevojë për një rend të vetëm botëror”.
Ai tha se bota u përball me një pikë kthese në tre skenarët, lufta Rusi – Ukrainë, ndryshimi i klimës dhe konfrontimi i superfuqive. Të treja minojnë rendin global, tregtinë dhe investimet, shtoi ai.
Vendet duhet të rivendosin rregullat ndërkombëtare dhe multilateralizmin në mënyrë që të formojnë një Rend të Ri Botëror dhe të ruajnë paqen dhe stabilitetin global.
“Një ekuilibër dinamik është mënyra më e mirë që kombet të shmangin detyrimin për të zgjedhur mes superfuqive. Vendet duhet të ndjekin një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të trajtuar pabarazinë dhe paqëndrueshmërinë”, tha ai. “Ju konkurroni, ne të gjithë duam të fitojmë. Por ju duhet të respektoni sovranitetin e tjetrit.
Jam i sigurt se mënyra e vetme për të pasur një lojë fituese është të punojmë së bashku dhe të pranojmë se të gjithë anëtarët e pjesëve të ndryshme të kësaj bote do t’ua bëjnë jetën më të lehtë dhe më të mirë në fund të ditës” tha Macron.
“Franca nuk beson në hegjemoninë apo dominimin e SHBA-së, por beson në stabilitet dhe bashkëpunim.
Ne nuk besojmë në hegjemonitë. Ne nuk besojmë në përballjet. Ne besojmë në stabilitet dhe bashkëpunim, për të inovuar së bashku dhe për të ofruar rezultate pozitive për njerëzit kudo në botë”, e mbylli fjalën e tij presidenti francez.
Fjalët e Macron i bëjnë jehonë atyre të folurave të Presidentit të SHBA-së George HW Bush, në vitin 1992, kur deklaroi në mënyrë “famëkeqe” se ishte koha për të futur botën në një Rend të Ri.