Shpërthime në Krime, sulm me dron raportohet nga guvernatori i Krimesë.
Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dy dronë.
Moska akuzon Kievin për këtë sulm ajror në Krime.
Konkretisht, në zonën e Sevastopolit dhe Jevpatorijas, janë raportuar shpërthime të forta.
Guvernatori i rajonit konfirmoi se u bë një sulm me dronë, por theksoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dy prej tyre.
Tashmë në internet janë publikuar video nga Krimea, në të cilat është regjistruar lëvizja në hapësirën ajrore të dronëve.