Duke parë anomalitë në gjakun e personave të vaksinuar, zbulojmë se ka një problem në bankat e gjakur, thotë themeluesi i një organizate të dhurimit të gjakut.
Organizata jofitimprurëse Safe Blood Donation e themeluar nga mjeku zviceran George Della Pietra, në vitin 2021, beson se njerëzit në mbarë botën duhet të jenë të lirë të zgjedhin nëse do të injektojnë një vaksinë për Covid-19, ose jo.
Ai beson se e njëjta gjë duhet të jetë e vërtetë për ata që bëjnë transfuzion gjaku, që të jenë në gjendje të zgjedhin nëse duan apo jo të marrin gjak të vaksinuar kundër Covid.
“Problemi është se tani ne nuk kemi zgjidhje tjetër” tha Della Pietra, duke krahasuar marrësit e gjakut të pavaksinuar me donatorët në 65 vende.
Një zhurmë e dalë jashtë kontrollit, për një vaksinë më të rrezikshme sesa thonë dhe shprehen.
“Ishte shumë e qartë që në fillim se zhurma për Covid ishte plotësisht zhurmë jashtë kontrollit” tha Della Pietra. “Nuk ishte aq e rrezikshme sa thonë. Si një naturopat, nuk mund ta kuptoj këtë pandemi, e cila kurrë nuk ishte me të vërtetë një pandemi. Ajo lë vend për shumë dyshime”.
Della Pietra beson se një vaksinë mRNA është më e rrezikshme sesa janë të gatshme ta pranojnë kompanitë e barnave. Ai tha se numri në rritje i efekteve anësore është arsye për të vënë në dyshim sigurinë dhe efektivitetin e tyre.
Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) treguan se njerëzit e vaksinuar dhe të përforcuar përbënin 58.6% (6,512) të vdekjeve nga Covid-19 në gusht, nga 41% në janar.
“Nuk mund të themi më se kjo është një pandemi e të pavaksinuarve” tha Cynthia Cox, zv.Presidentja e Fondacionit të Familjes Keizer, në një shkrim të 23 nëntorit në Washington Post.
Gati 70% e 8 miliardë njerëzve në botë kanë marrë të paktën një vaksinë mRNA për Covid-19 që kur vaksinat dolën në shitje në vitin 2021 në kulmin e përhapjes së virusit.
Proteina “mëkatare” dhe pastrimi i gjakut
Secila nga tre vaksinat kryesore të mRNA Covid-19 përmban fragmente të “proteinës spike” të Covid-19, të cilat lidhen në nivel qelizor për të stimuluar një përgjigje imune ndaj virusit.
Della Pietra beson se këto proteina prodhojnë “simptoma klasike”, domethënë mpiksje gjaku, që deri diku frikspjnë çdokënd.
“Është e pabesueshme sepse nuk e kemi pasur kurrë këtë problem më parë. Kanë kaluar vetëm dy vjet dhe ata duan të ruajnë akoma narrativën që një vaksinë mRNA nuk është e rrezikshme”, tha në intervistën e tij për Epoch Time.
Megjithëse gjaku dhe plazma e dhuruar duhet t’i nënshtrohen një procesi pastrimi përpara transfuzionit, dhurimi i sigurtë i gjakut thotë se kjo nuk mjafton për të hequr të gjithë përbërësit e mRNA.
“Po flas për oksidin e grafenit dhe përbërësit inorganikë të padeklaruar të vaksinës, të cilat mund t’i shohim në gjak.
Kur i shoh, nuk e kam idenë sesi mund të shpëtojmë prej tyre”, tha Della Pietra.
Duke ekzaminuar anomalitë në gjakun e të vaksinuarve, ai tha: “Kemi një problem evident. Njerëzit e marrin vaksinën “nga dera e pasme”. Nuk mund ta shmangësh më atë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, çdo vit dhurohen rreth 16 milionë njësi gjaku. Nga këto njësi, rreth 643.000 janë “autologe”, të dhuruara vetë, dhe numri po rritet çdo vit, sipas BloodBook.com.“.
Della Pietra tha se, sipas njohurive të tij, Safe Blood Donation, me seli në Zvicër, është shërbimi i parë i dhurimit të gjakut të pavaksinuar i këtij lloji.
“Pra, nuk ka ende asnjë bankë gjaku pa mRNA, as në tonën”, thotë Safe Blood Donation në faqen e saj të internetit. “Dhe megjithëse kemi kërkuar tashmë qindra klinika, për momentin, të paktën në Europë, të gjitha ato ende refuzojnë të lejojnë të drejtën e njeriut për zgjedhjen e lirë të gjakut,ose të paktën nuk duan të përmenden, sepse përndryshe, kanë frikë nga ndonjë hakmarrja”.
E drejta për të zgjedhur
Della Pietra tha se qëllimi kryesor i Dhurimit të Sigurtë të Gjakut nuk është që të fillojë një bankë gjaku pa mRNA. Përkundrazi, është për të mundësuar përputhjen e dhuruesve të gjakut të pavaksinuar dhe marrësve të pavaksinuar, “të cilët ne i bashkojmë në një klinikë (partner mjekësor) që lejon përzgjedhjen e dhuruesve”.
Faqja mjekësore Seed Scientific raportoi se bankat e gjakut dhe kompanitë bioteknike do të ofrojnë deri në 1.000 dollarë në muaj për dhurimin e gjakut.
Ndërsa Della Pietra tha se nuk ka banka gjaku të pavaksinuar dhe se sheh kërkesën për gjak të pavaksinuar në rritje. “Kjo është arsyeja pse vendosa të bëj dhurimin e sigurtë të gjakut. Doja të krijoja një rrjet për njerëzit e pavaksinuar që kërkojnë një dhurues gjaku, sepse kanë nevojë për një të tillë, pavarësisht nëse kanë planifikuar operacion apo urgjencë”, tha ai.
Safe Blood Donation filloi punën në Shtetet e Bashkuara rreth një muaj më parë, duke ndërtuar një infrastrukturë partnerësh mjekësorë. Megjithatë, në mjedisin aktual mjekësor, bankat qendrore të gjakut si “Kryqi i Kuq” nuk i ndajnë dhurimet e tyre të gjakut bazuar në faktin nëse gjaku është nga një dhurues i vaksinuar, apo i pavaksinuar.
“Kryqi i Kuq Amerikan nuk lehtëson dhurimet e caktuara për nevojat standarde të gjakut, pasi ky proces shpesh zgjat më shumë dhe kërkon më shumë burime sesa marrja e një produkti gjaku përmes procesit tonë normal” i tha Kryqi i Kuq, “The Epoch Times” në një e-mail.
“Në një numër të vogël situatash, ekziston një përjashtim për grupet e rralla të gjakut ku është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh grupe të përputhshme të gjakut. Një grup i rrallë gjaku përkufizohet si ai që ekziston në më pak se 1/1000 njerëz. Ne duam të theksojmë se Kryqi i Kuq i përmbahet të gjitha kërkesave të donatorëve dhe produkteve të përcaktuara nga FDA për të garantuar sigurinë e furnizimit me gjak dhe është i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë produkte gjaku që shpëtojnë jetën për pacientët në të gjithë vendin.”
Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë tha se “në zonat e studimit, kostoja mesatare e spitalit për njësi të transfuzionit ishte 155 dollarë dhe tarifa mesatare për pacient ishte 219 dollarë”.
Mungesa dhe “tregtia e kuqe” (e gjakut)
Por Kryqi i Kuq, i cili siguron 40% të dhurimeve të gjakut në vend, tha se “asnjë studim” nuk tregon efekte negative nga transfuzionet e produkteve të gjakut të mbledhura nga donatorët e vaksinuar.
Në vend të kësaj, “gjaku shpëton dhe përmirëson jetën e miliona njerëzve çdo vit”.
Organizata ofron gjithashtu një shërbim të dhurimit autolog të gjakut për klientët që dëshirojnë të ruajnë gjakun e tyre për veten ose miqtë dhe familjen e tyre.
Vitalant, një grumbullues dhe ofrues jofitimprurës i gjakut, “nuk ndërvepron drejtpërdrejt me pacientët, kështu që ne nuk mund të ofrojmë ndonjë pasqyrë se sa shpesh pacientët në spitale mund t’i bëjnë këto kërkesa” për gjak të pavaksinuar, tha Liz Lambert, menaxhere e komunikimit strategjik.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e cila përcakton standardet e sigurisë së gjakut në Shtetet e Bashkuara, “nuk kërkon etiketimin e produkteve të gjakut për të bërë dallimin midis donatorëve që janë ose nuk janë vaksinuar”, tha Lambert për “The Epoch Times”.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po kërkon autorizimin për të vendosur politikën globale të shëndetit kundër pandemive të ardhshme, e cila përfshin përdorimin standard të vaksinave mRNA.
Della Pietra tha se kjo është një shenjë tinëzare e asaj që do të vijë, pasi sasitë e furnizimeve me gjak të pavaksinuar bëhen më të vogla dhe më të shtrenjta për t’u siguruar.
“Do të bëhet më e rrallë” tha Della Pietra, i cili dëshiron që njerëzit të kenë një zgjedhje, “e njëjta zgjedhje që kishim 10 vjet më parë”.
Tashmë në Indi paguajnë aq shumë për gjakun e pavaksinuar dhe ky trend po rritet, në 18 vende janë krijuar banka të gjakut të pastër, gjë që nuk mjafton, sipas Great Game India dhe rrezikon ta bëjë gjakun e pavaksinuar, subjekt “të kuq” të ri, apo një tregti fitimprurëse.