Meloni Kundërshton Bankat për Transaksionat ‘Cash’

/

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni u pozicionua kundër bankave, duke refuzuar përdorimin e “parave plastike” për transaksionet nën 60 euro.

Në videon e postuar në Facebook, ajo mbron vendimin e saj.

Është vetëm fillimi i një rikthimi në transaksionet me para në dorë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në kuadër të masave të fundit ekonomike të qeverisë së saj, ka bërë të ditur se dëshiron të rrisë në 60 euro kufirin nën të cilin tregtarët nuk janë të detyruar të pranojnë “pagesa elektronike” me kartë.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Romës kërkon të rrisë mundësinë e pagesës me para në dorë, deri në 5000 euro. Për miratimin përfundimtar të masës, megjithatë, pritet përfundimi i një dialogu përkatës me Komisionin Europian. Synimi specifik i qeverisë së re në Romë ka nxitur një sërë kritikash me argumentin kryesor se, në këtë mënyrë shtohet evazioni fiskal në sektorin tregtar.

Me videon e sotme në Facebook, me të cilën u drejtohet qytetarëve dhe e quan “Shënimet e Giorgia”, kryeministrja italiane ka dashur të mbrojë zgjedhjen e saj dhe ka nënvizuar:

“Kufiri i pagesave me cash krijon problem për ekonominë tonë. Jemi në një treg europian, ky kufi ka kuptim vetëm nëse vlen për të gjithë. Në Europë ka shumë kufizime nga më të ndryshmet për përdorimin e parave kartmonedhë, por edhe vende që nuk e kanë vendosur atë. Gjermania nuk ka kufi parash dhe as Austria, e cila kufizohet me Italinë. Kushdo që ka para dhe dëshiron t’i shpenzojë, preferon ta bëjë atë në vende të tjera”.

Sipas kreut të qeverisë italiane, “në vendin e saj viti në të cilin është shënuar evazioni më i vogël fiskal ka qenë viti 2010, kur lejoheshin pagesat në cash deri në 5 mijë euro”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Itali: Cunami në Ishullin Stromboli Pas Një Shpërthimi Vullkanik (video)

Next Story

Si Qëndron Partenoni për 2500 Vjet Pa Themele?

Latest from Info