Në fillimet e shekullit të 20-të posta amerikane filloi shërbimin e dërgimit të pakove deri në 22kg dhe një komision shumë të ulët. Njëkohësisht rregulli nuk përjashtonte edhe dërgesën, apo transportin me postës të njerëzve. Disa amerikanë filluan të dërgonin fëmijët e tyre me postë në të afërmit e tyre, mes shërbimit postar të dërgimit të pakove.
Fëmija – Pako
Kështu pra, në vend që të blihej një biletë treni, prindërit i dërgonin fëmijët mes postës. Posta mes një nënpunësi të saj transportonte fëmijët mes vagonëve të trenit në dispozicion të postës. Çmimi i dërgesës ishte shumë më i ulët se bileta e trenit, kryesisht për fëmijë që dërgoheshin për distanca të largëta brenda Shteteve të Bashkuara.
Natyrisht që fëmijët nuk paketoheshin në letër apo zarfa, por ekzistonin rastet kur prindërit ngjisnin pullën mbi fëmijët e tyre, mbi rrobat e fëmijës për të qenë të sigurtë për dërgesën.
Fëmijët konsideroheshin si “objekte postare” dhe dërgoheshin së bashku me korrespodencën dhe pakot postare, por me ndryshimin që për fëmijët vendosej një nënpunës që kujdesej për ta, përgjatë kohës së transportit.
Në të njëjtën periudhë kishte edhe postierë që transportonin fëmijët edhe brenda qytetit, në distanca të vogla, që e merrnin pas dore, ose e mbanin në krahë dhe e çonin në destinacion, një shërbim për të cilin paguheshin nga prindërit.
Në muajin korrik të vitit 1914 dërgimi i një fëmije si “pako” me shërbimin e Postës Amerikane u bë reportazh në gazetat e kohës dhe shkaktoi reagime dhe bëri shumë përshtypje në publikun amerikan, që më pas filloi të ambjentohej me idenë e dërgimit të fëmijës me postë në një destinacion të caktuar, deri në reagimet e kundërta.
Kjo është Mei Pierstrof, në një fotografi nga gazeta të kohës, vajza e dërguar me postë mbi të cilën ishte ngjitur edhe pulla e dërgesës.
Por një pjesë e popullsisë amerikane kishte filluar të ishte kundër kësaj lloj dërgese, aq sa u shkrua edhe një libër, që u bë ‘best seller’ dhe që për subjekt kishte gjykimin dhe kundërshtinë e kësaj ‘politike’ për dërgesë të fëmijëve mes shërbimit postar.
Pas këtij botimi, Shërbimi Postar ndaloi transportin apo dërgesën e fëmijëve si pako. Por edhe pse në vitin 1915 hyri një ndalesë për të tilla dërgesa, prindërit vazhdonin ta përdornin gjithësesi Postën për dërgesën e fëmijëve të tyre.
Vetëm në vitin 1920, me ligj të Kongresit amerikan, u ndalua në SHBA transporti apo dërgesa e fëmijëve mes Shërbimit Postar, si “pako”.