Moska Ndalon Eksportet e Benzinës nga 1 Marsi, për 6 Muaj!

/

Vetëm vendet e Bashkimit Euroaziatik, Mongolia, Uzbekistani, Abkhazia dhe Osetia e Jugut do të përjashtohen nga ky vendim.

Përfaqësuesi i zëvendëskryeministrit të Rusisë, Alexander Novak, njoftoi se vendi do të ndalojë eksportet e benzinës për gjashtë muaj duke filluar nga data 1 mars 2024.

Masa synon të kompensojë kërkesën në rritje nga konsumatorët dhe fermerët rusë dhe të lejojë mirëmbajtjen e planifikuar të rafinerive.

Rusia miratoi një ndalim të ngjashëm midis shtatorit dhe nëntorit të vitit 2023 për t’u marrë me çmimet e larta dhe mungesat në tregun e brendshëm.

Pastaj vetëm katër vende u përjashtuan – Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani, të cilat të gjitha ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani formojnë Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Këto katër vende janë përsëri të përjashtuara, së bashku me Mongolinë, Uzbekistanin dhe dy rajonet autonome të Gjeorgjisë të mbështetur nga Rusia – Osetia e Jugut dhe Abkhazia.

Përgatituni europianë për çmime të bentinës të pahasura më parë në hitorinë e njerëzimit. Dhe teksa shumica e automjeteve në qytetet e mëdha urbane në Europë, me detyrim janë automjete që djegin benzinë dhe jo naftë.

Vëreni si po vetëvritet Europa nga qeveritë dhe politikanët vasalë dhe mos harroni që Mbretëria e Bashkuar dhe Amerika po kontribuojnë për gjynjëzimin ekonomik të saj.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kremlini: "Konflikt mes Rusisë & NATO-s do të Jetë i Pashmangshëm Nëse NATO Dërgon Trupa në Ukrainë!"

Next Story

Çështje Javësh Largimi i Mbretit

Latest from Info