Kanada: Biznesmeni që Humbi Gjithçka për T’u Shërbyer Njerëzve të Pavaksinuar, Kthehet më i Fortë – Ai Ka Paditur Qeverinë Kanadeze

/

“Njeriu i picës” në Alberta të Kanadasë, i cili humbi biznesin e tij nga qeveria, sepse gjatë epokave të errëta të COVID-19 kishte refuzuar të përulej para kërkesës së paarsyeshme të pushtetit vendor, për të mos i shërbyer të pavaksinuarve, është kthyer me hakmarrje, duke paditur shtetin kanadez.

“Shpresoj që padia ime të krijojë një precedent dhe se askush nuk do të përjetojë më një diskriminim vaksinimi si ky”, thotë Jesse Johnson i cili humbi biznesin e tij në Calgary, Alberta, ndaj qeverisë për refuzimin e diskriminimit, bazuar në statusin e vaksinimit!

“Më kushtoi gjithçka. Kam humbur restorantin tim, dy restorantet e tjera në Calgary, martesën time, familjen time, shtëpitë e mia, pasurinë time dhe një pjesë të madhe të mendjes sime” thotë Jesse Johnson.

Pas një beteje të gjatë ligjore, prokurorët hoqën akuzat kundër tij në nëntor 2023. Johnson thotë se arsyeja ishte shmangia e krijimit të një precedenti. Tani, ai po padit qeverinë, duke shpresuar të krijojë precedentin që ndarja e bazuar në vaksina është e paligjshme.

“Ne po padisim qytetin e Calgary, provincën e Albertës dhe Dina Hinshaw – ajo duhet të paguajë për atë që u bëri njerëzve të Albertës.”

Johnson u ngrit dhe qëndroi mbi parimet e tij, me koston të humbasë gjithçka, por tani ai është kthyer në një vend të ri në Windermere, British Columbia, ku po bën atë që i pëlqen: duke i shërbyer pica të stilit të Detroitit, të gjithëve, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.

Previous Story

Kur Shkatërrohej PD - Asnjë nga Deputetët që Largoi nga Parlamenti Lulzim Basha në 2017-ën nuk Është Subjekt i SPAK

Next Story

Zhvillimi Shpërthyese: U Ngrit Komiteti i Gatishmërisë Luftarake i NATO-s, për Luftë me Rusinë - Hungaria Rishqyrton Rolin e Saj në Aleancë

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është