Që nga kohët e lashta, Hëna është karakterizuar si një krijim teknik, pasi janë regjistruar faza historike ku ajo nuk ekziston në qiellin e Tokës.
Demokriti dhe Anaksagora mësuan se ka qenë një kohë kur Toka ishte pa Hënë.
Madje ka edhe dëshmi të kohëve të fundit, për ekzistencën e një vakumi nën koren e Hënës.
Kohët e fundit, shkencëtarët madje folën për një strukturë misterioze të rrumbullakët nën Detin e Galilesë.
Është gjithashtu i vetmi trup qiellor, i cili nuk bën lëvizjet e satelitëve të gjithë planetëve të tjerë të njohur, ndërkohë që madhësia e tij është joproporcional për një satelit të Tokës tonë.
Shkencëtarët modernë rusë kanë përgatitur së fundmi një plan, ku do të jetë e mundur që njerëzit të jetojnë brenda balonash të projektuara posaçërisht për zbrazëtirat, nën sipërfaqen e Hënës, vende-vende ku ato ekzistojnë.
Atje nuk ekziston ai… rrezatimi hapësinor fatalisht i rrezikshëm për njerëzit dhe forca e gravitetit është proporcionale me atë që janë përshtatur edhe tokësorët. Ndërsa në sipërfaqen hënore, ata do të mund të dalin ekskluzivisht me një kostum hapësinor dhe jo të zhveshur.
Por tre elementë bashkëjetojnë, Kaosi, Gea dhe Erosi. Dashuria nuk lind por inkurajon dhe lehtëson lindjen dhe krijimin. Nga Kaosi lindi Erebusi dhe Nata, ndërsa fëmijët e tyre ishin Eteri dhe Dita.
Kaosi është personifikimi i boshllëkut protogjen, i cili i paraprin krijimit, kur rregulli nuk ishte vendosur ende mbi elementët e botës.
Aristoteli shkroi se Arkadia, para se të banohej nga grekët, kishte një popullsi pellazge dhe se këta vendas banonin në këtë rajon, nga një kohë shumë e largët, kur ende nuk kishte Hënë në qiell.
Për këtë arsye i quajti edhe Proselenë. Apolloni i Rodosit përmendi kohën “kur të gjithë trupat lëvizës në qiell nuk ekzistonin, përpara se të shfaqeshin racat e Danait dhe Deukalionit, dhe ekzistonin vetëm Arkadianët, për të cilët thuhej se banonin në male dhe ushqeheshin me lisa, përpara ekzistencës së Hënës”.
Kemi referenca të ngjashme nga Plutarku, Ovidi, Hipoliti, Luciani, Censorinus. Mesa duket, në Amerikën e Jugut, simbolet e gjetura në muret e oborrit të Kalasajas, pranë qytetit të Tiahuanako (në Bolivi), regjistrojnë shfaqjen e parë të Hënës rreth 12.000 vite më parë.
Shfaqja e Hënës thuhet se ka shkaktuar trazira të mëdha në Tokë, në formën e tërmeteve, përmbytjeve masive dhe ndryshimeve klimatike. Është interesante se ky rajon i largët është propozuar nga disa studiues si vendi aktual i Atlantidës mitike të Platonit dhe kjo përmbysje e madhe planetare, është cilësuar si ngjarja kataklizmike që shkatërroi Atlantidën.
Një ndryshim i ngjashëm sot mund të bëjë që polet magnetike të Tokës të zhvendosen me rezultate të ngjashme shkatërruese për planetin tonë modern. Luciani me origjinë greke nga Samosata, e Sirisisë, jetoi në vitin 120 pas Krishtit dhe në librin e tij “Historia e Vërtetë” jep informacione befasuese, pasi ishte e pamundur që një person të dinte, apo të kishte të tilla njoguri, në atë kohë.
Për të kuptuar, lexoni më tej.
“Ai shkoi me një anije që e mori era shtatë ditë e netë dhe ditën e tetë arriti në Hënë. Po kaq bëjnë edhe sot anijet moderne kozmike për të shkuar në Hënë. Hyri në një pus që kishte pasqyra sipër dhe mund të shikonte gjithë tokën. Mbreti i Hënës ishte Endimiona, i cili u mor nga Toka dhe u çua në Hënë dhe u bë mbret.”
Ai përshkruan aeroplanët me tre motorë “shkaba fluturuese me tre koka”, ai përshkruan teleskopët modernë, “ata fusin dhe nxirrnin sytë, mund t’i vishte kushdo dhe të shikonte shumë larg”, përshkruan luftëtarë me kostume hapësinore që kishin dy brirë, dy “antena” domethënë.
Gjithashtu, përshkruan udhëtimet drejt yjeve të zodiakut, si dhe zbarkimin në det, të njëjtë me atë të kozmonautëve bashkëkohorë, madje edhe në rajonin e Bermudës. Më në fund ai përshkruan një luftë midis banorëve të Hënës dhe Siriusit, të cilin ai përmend se e kishte vizituar. “U bënë beteja ajrore dhe u përdorën armë të tmerrshme dhe Sirisianët fituan.”
Filozofët grekë në përgjithësi dinin shumë për Hënën dhe u morën shumë me të. Thales, i cili konsiderohet babai i filozofisë greke dhe botërore, ishte i pari që tha se Hëna merr dritë nga Dielli dhe gjithashtu i pari që llogariti diametrin dhe orbitën e saj.
Ksenofani përmend se mësuesi i tij Sokrati e karakterizon: “Një sferë e madhe e zbrazët, brenda së cilës ka dete dhe tokë të banuar nga njerëz si ne”.
Fjalë të Sokratit… që mbështeten edhe nga astronomët sot. Pitagora tregon se ai vetë i ra rrotull Hënës me automjetet e “perëndive” që banonin atje, ndërsa përmend se dita hënore është 15 herë më e gjatë se ajo e tokës, siç dhe është!
Pitagora gjithashtu këmbëngulte se Hëna ishte e banuar nga qënie hyjnisht të ngjashme me njerëzit, por më të gjata, më bjonde dhe shumë më të bukura. Të gjitha njohuritë e Pitagorës, Matematika, Muzika, Gjeometria, Fizika, ai deklaron se janë njohuri që i ka marrë nga qiellorët, me të cilët ka pasur kontakte të vazhdueshme. Ne kemi gjithashtu shumë referenca për Hënën nga tekstet e mitologjisë greke që u referohen perëndive dhe gjysmëperëndive.
Perëndia grek i mitologjisë Orfeu, biri i Apollonit, udhëtarit më të rregullt të Hënës dhe Siriusit, na thotë: “Hëna ka male, shtete dhe shtëpi, sipërfaqja e saj terren si toka dhe banohet nga shoqëri hyjnore”.
Orfeu e dinte kalendarin hënor 12-mujor dhe fazat e hënës.
Ai flet për rrotullimin e Tokës rreth Diellit, zonat e buta, tropikale dhe polare të Tokës, eklipset e Hënës, solsticet, ekuinokset, lëvizjet planetare dhe gravitetin universal, si dhe pohon se banorët e Hënës janë ata që janë endur nga planeti në planet. Të gjitha këto pretendime të Orfeut përmenden në tekstet e lashta të Plutarkut dhe Diogjenit të Laertit.
Shumë informacione nga tekstet e lashta na vijnë edhe për Telkinët e Rodosit dhe Kaverët e Samothrakës që u zhdukën, sipas legjendës, pas përmbytjes së madhe.
Zhvillimi i tyre teknologjik ishte i tillë që i lejoi ata të largoheshin nga Toka dhe të shpëtonin veten në Hënë ose Mars, në bazat e përdorura nga perënditë gjatë kolonizimit të Tokës.
Kumbari thotë se Faethoni bëri 30 rrotullime rreth Hënës, udhëtoi për në Venus dhe shpesh vizitonte polet e Tokës. Dionisi, Artemida dhe Herakliu kishin udhëtuar në Hënë dhe Idmoni udhëtoi atje me karrocën e tij që dukej si një kometë e shndritshme, duke dhënë informacione të sakta për anën e padukshme të Hënës, diçka që vetëm pak vite më parë bëri njeriu modern ia arriti.
Si përfundim, duhet të presim zhvillime nga sateliti artificial i Tokës, të gjitha provat konvergojnë se ka një sy që na shikon nga atje lart.
Cili është vallë syri atje lart që na vëren? Është veçse syri i Krijuesit.