Kryeministri hungarez Viktor Orban më tha se BE po përgatitet të hyjë në luftën e Ukrainës, kundër Rusisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shprehur për herë të parë, me kaq shqetësimin, se planeti po shkon drejt një Lufte të Tretë Botërore!
“Shpresoj dhe magari të kem gabim, por kam frikë se po i afrohemi një konflikti të madh global”, tha ai.
Vuçiç deklaroi se kryeministri hungarez Viktor Orban e kishte informuar mbi përgatitjet e BE-së për të hyrë në konfliktin ukrainas.
“Përgatitjet mesa duket kanë filluar tashmë në Bruksel, në mënyrë që Europa të hyjë në konfliktin me Rusinë mes Ukrainës.”
Po shtohen deklaratat e liderëve dhe aktorëve të rëndësishëm që flasin për një luftë botërore që po vjen.
Një klimë e tillë lufte nuk ekzistonte as gjatë Luftës së Ftohtë.
Edhe deklaratat e sotme të përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes kineze sesi Kina do të qëndrojë pranë Rusisë dhe do të luftojë me të, për drejtësi në planet, tregon se edhe Pekini e di se çfarë po vjen.
Për fat të keq politikanët në Perëndim nuk e kanë kuptuar seriozitetin e situatës dhe përgjegjësinë e qeverisë Biden e cila e ka çuar planetin në kaos, siç tha edhe nënkryetari i qeverisë italiane Mateo Salvini.
Në detaje, Aleksander Vuçiç tha:
“Orban tha se tashmë në Bruksel kanë filluar përgatitjet për hyrjen e Europës në luftë. Ai tha se Hungaria duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse. Unë e kam diskutuar këtë dy herë me Viktorin. Sigurisht, ai ka informacione nga NATO që unë nuk i kam.
Sipas vlerësimeve të mia, gjithçka do të bëhet më e ndërlikuar, shumë më keq dhe mund të përfundojmë me një tragjedi më të madhe se në Luftën e Dytë Botërore.
Shpresoj dhe magari të se jam gabim. Por kam frikë se po i afrohemi një konflikti të madh botëror”.