Deklaratë Ekskluzive e Fredi Belerit në Një Portal Grek: “Më Jepni Fuqinë në Zgjedhjet Europiane që të Thyej Prangat e Vorio Epirit!”

/

Përkthim strikt sipas teksit të portalit!

Luftëtari Vorioepirot dhe kandidati për eurodeputet i ND-së, nga burgjet e Ramës, u bën thirrje votuesve grekë që të mbështesin betejën e tij (dokument audio).

Fredi Beleris, greku nga Vorio Epiri, i burgosur në burgjet shqiptare nga regjimi i Ramës, i zgjedhuri kryetar i Bashkisë së Himarës dhe kandidat i Parlamentit Europian për partinë Nea Dimokratia (Demokracia e Re), me një deklaratë ekskluzive në një portal grek, kërkon votën e grekëve për të thyer prangat dhe zgjedhjen në Parlamentin Europian, për drejtësinë ndaj shtypjes që po vuajnë grekët e Vorio Epirit.

Fredis Beleris lindi në vitin 1972 në kohën e plotfuqishmërisë së regjimit totalitar të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe u rrit duke farkëtuar shpirtin me idealet greke, duke shpresuar në ardhjen e kohës kur jo vetëm do të binte regjimi tiranik komunist, por edhe Vorio Epiri do të bashkohej me trupin kombëtar grek.

Në prononcimin e tij të regjistruar ai ndër të tjera thekson se “regjimi i Ramës me një aktakuzë flagrante dhe një gjyq parodi, farsë më ka mbajtur tashmë një vit në burg, që të mos mund të mbroj pronat, interesat dhe dinjitetin e grekëve të zonës . (…) Më jepni votën dhe forcën për të vazhduar luftën për nderin dhe dinjitetin e helenizmit të Vorio Epirit”.

Zona e Himarës, ashtu si zonat e tjera ku elementi grek dominon popullsinë rezidente, nuk i përket zonës minoritare të njohur nga Tirana, e cila konsideron greke vetëm 99 fshatra të krahinës së Gjirokastrës.

Rama argumenton se grekët e Himarës janë në thelb shqiptarë “dygjuhësh”, duke u privuar grekëve të Vorio Epirit të drejtat e dhëna nga konventat ndërkombëtare.

Por nuk është vetëm lufta e tyre për të drejtat e minoritetit grek që e bëri Fredi Belerin të dallohej, ai mbështeti efektivisht të drejtat e të gjithë banorëve, kundër sipërmarrjeve shumëkombase dhe miqve të regjimit të Ramës, oligarkëve shqiptarë, që duan të zaptojnë tokat e Himarës, fakt që bëri të votohej edhe nga fshatrat myslimane të Bashkisë me të njëjtin emër!

Kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut dhe deputeti i Himarrës, Vangjeli Dule, shpjegoi në deklaratën e tij arsyet e vërteta të burgosjes së Fredi Belerit: “Interesat në zonën e Himarës për Ramën dhe klientët e tij janë të mëdha. Himara në një masë të madhe është kthyer në një lavanderi për pastrimin e parave të zeza të miqve të E. Rama, në kurriz të interesave të pakicës”.

E vetmja pengesë për të gjithë ata është Fredi Beleri! Hyrja e tij në Parlamentin Europian është më shumë se një detyrë për grekët dhe ata që votojnë ND e konsiderojmë të vetëkuptueshme se do t’i japin forcë për të vazhduar luftën për Vorio Epirin.

Previous Story

Vuçiç: “Po Shkojmë Drejt L3B - Magari të Jem i Gabuar!"

Next Story

Një Frymë Larg Përdorimit të Armëve Bërthamore nga Rusia

Latest from Info