Pse u Mbyll Rruga më e Famshme e Amerikës, Route 66?

/

Shumë pak gjëra ngjallin nostalgji për epokën e artë të udhëtimit rrugor, ashtu si Rruga 66. Rruga që shtrihet nga Çikago në Los Anxhelos, e cila u hap për herë të parë në vitin 1926, u projektua dhe njihet për lehtësinë dhe efikasitetin e saj, pasi lidhte qytetet e vogla me arteriet rrugore përgjatë 3.617km të saj.

Në vitet 1950, “Rruga e Nënës” e Amerikës, me kurthet e saj turistike në anët e rrugës, me udhëtimet simpatike dhe hotelet me stil, ishte bërë një atraksion i madh turistik më vete.

Route 66 frymëzoi “The Grapes of Wrath” të John Steinbeck, që u bë baza për një seri televizive të njohur dhe mbështeti pronarë të panumërt biznesesh të vogla, që kujdeseshin për pushuesit ndërsa kalonin. Pra, si u shkatërrua rruga kryesore më e dashur e Amerikës më më pak se 30 vite pas lulëzimit të saj?

Eisenhower Interstate, është përgjigja.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Eisenhower pa sesa efektiv ishte autobani gjerman. Në vitin 1956, Presidenti Eisenhower miratoi Aktin Federal Ndërshtetëror, i cili bëri thirrje për ndërtimin e autostradave me katër korsi për ta bërë më efikas kalimin në SHBA, për të eliminuar bllokimet e trafikut dhe për ta bërë më të lehtë evakuimin e qyteteve të mëdha, në rast të një sulmi bërthamor.

Fatkeqësisht për Route 66 dhe për njerëzit që vareshin prej saj, Akti Federal Ndërshtetëror vendosi që pjesët e Rrugës Nënë duhej të përmirësoheshin, zëvendësoheshin ose anashkaloheshin tërësisht. Deri në vitet 1970, rruga origjinale pothuajse ishte prerë. Më 27 qershor 1985, Rruga PanAmerikane u çaktivizua tërësisht.

Pjesa më e madhe e intinerarit aktual mbetet atje, 85% në fakt. Moteli i famshëm Wigwam dhe monumente të tjera ekzistojnë ende, pjesërisht falë Programit të Ruajtjes së Route 66, i cili filloi në vitin 1999. Ju gjithashtu mund të shihni sot më shumë elementë nga intinerari që po rikostruktohen gradualisht. Në vitin 2015, disa organizata të ruajtjes së monumenteve u bashkuan për të formuar SHBA 66 Shoqata e Autostradave, një organizatë e dedikuar për ruajtjen e rrugës dhe gjithë arkitekturës së saj, vendeve historike dhe atraksioneve të tjera buzë saj.

Ndoshta deri në njëqindvjetorin e saj, në vitit 2026, rruga do t’u shërbejë përsëri miliona amerikanëve që shkojnë drejt perëndimit për aventura.

Previous Story

Çfarë Pune Dëshiron të Bëjë 'Gjenerata Z'?

Next Story

A Ndodhin Mrekulli në Kohën Tonë?

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është