Masonët e Francës Kundër Marine le Pen

/

Të gjitha Llozhat e Masonisë së Francës po japin orientim për votë kundër partisë së Marine le Pen, me frikën e shpërbërjes së BE-së.

Ndërhyrje në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare në Francë nga masonët e Francës, që i thonë “jo” ideologjisë të së djathtës ekstreme “të urrejtjes” sipas tyre, ndërhyrje për të orientuar votë kundër le Pen, që po kandidon për kryeministër 28-vjeçarin Jordan Bardella që mori vota maksimale në zgjedhjet për europarlamentin, sa detyroi Presidentin Makron të shkrijë qeverinë.

Pavarësisht se cilës rryme ideologjike i përket ndokush, ndërhyrja në çështje politike faktorësh jashtëinstituncionalë, që aktivizohen në gjysmëdritën e dyerve të mbylluara, nuk mundet veçse të shkaktojë ndjesinë se këto organizma janë stigmatizues dhe ndikues në Demokraci dhe Republikë. Jo vetëm kaq, përpiqen dhe ndërhyjnë për të definuar zhvillimet. Dalin me vallaha manifeste qesharake për të shpëtuar Demokracinë, Republikën, por që në thelb duan të shpërtojnë vetëm Bashkimin Europian, pasi Demokracia në fakt është e vdekur. Këto zgjedhje në Francë janë kritike, sepse pjesa masonike ka frikën e një Frexit, për rrjedhojë shkatërrim, rrënim e BE-së.

Nëse ndërhyjnë duke sfiduar dhe hapur në proçese zgjedhore, në fshehtësi gatuajnë situata edhe më të kundraligjshme dhe manipulative, thurin mori komplotesh për të arritur objektivin e tyre.

Natyrisht, në Francë, Masonëria konsiderohet një institucion që i atribuohet Revolucionit Francez dhe gëzon një vlerësim. Megjithatë, Lozha, sado që e quan veten një Shoqëri dhe Union Filozofik, merr pjesë në politikë, ajo nxori në pah për shembull liderët Hollande dhe Makron, që publikisht shkuan dhe adhuruan “Tempullin” pasi u bënë presidentë të Francës. Termi “Tempull” përdoret për Lozhën, ndaj kur e quajmë Parlamentin “Tempulli i Demokracisë” i japim karakteristika masonike. Dhe referenca e Tempullit ka të bëjë me Tempullin e Solomonit ku bazohet legjenda masonike e Hiramit. Gjithashtu, Lozha Franceze konsiderohet se ka skllavëruar gjysmën e Afrikës me inicimin dhe emërimin (në thelb) të krerëve të atyre shteteve, duke arritur mes tyre manipulimin, shfrytëzimin, grabitjen deri në plaçkitje të pasurive natyrore të atyre vendeve.

Të mbledhur në selinë qendrore të Orientit të Madh të Francës, Mjeshtrat e Mëdhenj të këtyre Urdhrave “ngrenë një thirrje zyrtare për mobilizimin e të gjithë Frimasonëve, vëllezër” duke pohuar se “e djathta ekstreme është një rrugë pa krye”.

Denominacionet kryesore masonike franceze kanë nisur një thirrje të përbashkët për t’i thënë “jo pashmangshmërisë së fitores së ekstremit të djathtë” dhe “ideologjisë së urrejtjes”, në një deklaratë për shtyp të botuar të enjten. “Masonët, gjithmonë rezistentë ndaj hidrës së neveritshme të së djathtës ekstreme, besnikë ndaj idealeve të lirisë, barazisë, vëllazërisë, laicizmit, po ngrihen të vendosur për të marrë pjesë në rindërtimin e një shprese demokratike për të gjithë”, pohon kjo thirrje e përbashkët e masonëve.

“Grupi i errët i qeverive populiste!”

Me shkas zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit dhe 7 korrikut, “rreziku nuk ka qenë kurrë kaq i lartë që të shohim Francën të bashkohet me radhët e grupit të errët të qeverive populiste dhe nacionaliste të ekstremit të djathtë”, thuhet në tekstin e nënshkruar nga Guillaume Trichard (Grand Oriental i Francës), Sylvain Zeghni (e Drejta Humane), Bernard Dekoker-Suarez (Lozha e Madhe e Përzierë Universale), Christiane Vienne (Lozha e Madhe e Përzierë e Francës) dhe Jean-Jacques Moumdjian (Lozha e Madhe e Përziera e Memphis-Misraïm).

“Këtë vit teksa përkujtojmë ata që ranë për lirinë tonë përballë zgjedhës naziste dhe regjimit bashkëpunues, masonët nuk mund të heshtin përballë rikthimit të zhurmës së çizmeve”, thuhet në njoftim. Ndërsa “forcat më reaksionare kërkojnë të arrijnë një marrëveshje, me ambicien e vetme për të vënë në pikëpyetje të gjithë elementët themelorë të filozofisë iluministe”, nënshkruesit theksojnë se “nuk duhet të japim më vetëm alarmin, por të veprojmë” dhe të nxisin të mblidhen të gjithë “më 18 qershor, ora 18:00, në Paris dhe në gjithë lindjen e Francës”. (Info nga Figaro)

Previous Story

Shenjti Justinian Popoviç: "Europianët po Shndërrohen në Antropofagë!"

Next Story

Qytetërimi Perëndimor Afektohet & Dashurohet me Errësirën & Nihilizmin!

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është