Deri në 350,000 Trupa Shtesë Kundër Rusisë – NATO: “Na Duhen Menjëherë 35 Deri 50 Brigada të Reja”!

/

Cilat vende do të dërgojnë forca shtesë?

NATO-s do t’i duhen 35 deri në 50 brigada të reja për të zbatuar plotësisht planet e saj të reja për t’u mbrojtur kundër një sulmi të mundshëm nga Rusia, tha një burim ushtarak për Reuters.

Burimi, i cili kërkoi të mos përmendet emri, nuk pranoi të shtjellojë planet, të cilat janë konfidenciale. Një brigadë përbëhet nga 3,000 deri në 7,000 ushtarë, kështu që krijimi i 35 deri në 50 njësive të tilla do të ishte një sfidë e rëndësishme.

Në këtë mënyrë NATO duket se dëshiron të mbledhë 150 mijë shtesë, për të patur 350 mijë ushtri kundër Rusisë!

Në një tregues tjetër të shkallës së sfidës me të cilën përballet NATO, ndërsa përmirëson pozicionin e saj për të trajtuar më seriozisht kërcënimin e një sulmi rus, pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, një burim sigurie tha se vetëm Gjermania do të duhet të katërfishojë aftësitë e saj kundërajrore të mbrojtjes.

Në Samitin e vitit të kaluar në Vilnius, krerët e NATO-s ranë dakord për planet e para të mëdha të mbrojtjes të aleancës në më shumë se tre dekada dhe zyrtarët që atëherë kanë punuar për t’i përkthyer dokumentet në kërkesa konkrete ushtarake.

Udhëheqësit e NATO-s pritet të përditësojnë planet këtë javë në Uashington në një samit që shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës Transatlantike të Sigurisë. Kur u pyet për koment, një zyrtar i NATO-s tha se ata që bënin planet ushtarake të aleancës kishin identifikuar “në detaje kërkesat për trupat dhe armët për mbrojtjen e aleancës”.

Nevojat operacionale të aleatëve

“Mbrojtja ajrore dhe raketore, armët me rreze të gjatë, logjistika si dhe formacionet e mëdha për manovra tokësore janë ndër prioritetet tona kryesore”, shtoi zyrtari.

“NATO ka të ngjarë të vendosë objektiva më të kërkuar për aftësitë aleate, ndërsa ne zhvillojmë forca që mund të zbatojnë planet tona dhe të përballojnë kërcënimet me të cilat përballemi. Kemi besim se parandalimi ynë është dhe mbetet i fortë”.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë nuk pranoi të komentojë mbi planet e ardhshme të NATO-s, pasi ato janë të klasifikuara. Ajo tha se të gjithë aleatët janë të thirrur të koordinohen me kërkesat e NATO-s dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.

Është e paqartë se ku mund ta tërheqin, gjejnë, marrin, aleatët e NATO-s personelin shtesë, për 35 deri në 50 brigada, vuri në dukje Reuters, duke shtuar se trupat mund të dërgohen nga degë të tjera të forcave të armatosura, ushtarë shtesë, ose anëtarët e NATO-s mund të rekrutojnë nga dy qasje.

Previous Story

Demokracia e Vrarë Foli - Komunistët Fitues të Zgjedhjeve në Francë, u Përdorën nga Macron & u Vunë në Shpërbim të Sistemit, me Viktima Votuesit!

Next Story

Atje Ku Vdekja të Kushton më Shumë se Jeta!

Latest from Info