“Ego” (uni) Qendra e Gjithçkaje

/

Në dhomën e ngrënies së Neverland, të Michael Jackson, është varur një triptik (një pikturë me tre panele) që këngëtari e porositi të pikturohej nga artisti amerikan David Nordahl.

Paneli i djathtë tregon Jackson duke u shpallur kalorës nga një dorë pa trup që i vendos një shpatë dritash mbi supin e tij. Paneli i majtë përshkruan Jackson duke u kurorëzuar mbret, përsëri nga duar pa trup. Por paneli më i madh është edhe më mbresëlënës, duke treguar Jackson që qëndron i gjatë dhe muskuloz si një luftëtar i stolisur me veshje mesjetare. Ai mban të veshur një berta të bukur ngjyrë ari dhe vjollce. Duart e tij janë ngritur në lartësinë e shpatullave dhe pëllëmbët e tij mbështeten në dorezën e një shpate të gjatë, me buzën e saj drejt tokës përpara tij. Triptiku të jep përshtypjen se duart pa trup që kurorëzojnë dhe kalorësojnë Jackson janë të tijat. Është tërësisht qendra e ndërgjegjes së tij dhe është vetëprojektuese. Gjashtë vargjet e shkruara përgjatë gjatësisë së shpatës përcjellin qartë kuptimin e pikturës:

Unë jam mendimtari, gjykatësi dhe opinioni.

Unë jam kërkuesi, hulumtuesi, studiuesi.

Unë jam pika e vesës, rrezja e diellit, stuhia.

Unë jam fenomeni, fusha, forma.

Unë jam shkretëtira, oqeani, qielli.

Unë jam, unë primar në ju dhe në mua.

(Michael Jackson)

Fjalë të tmerrshme tjetërsimi!

Nëse ka pasur ndonjëherë një humnerë të errët psikologjike, është pikërisht kjo. Të mendoj për veten si subjekt dhe objekt, si shkak dhe pasojë, sikur të isha me të vërtetë të gjitha këto, mund të më bëhej vërtet shumë kufizues, tjetërsues si fakt dhe përfundimisht do isha i burgosur. Pra, një këndvështrim egoist e mposht dhe e përmbys plotësisht kuptimin e jetës, në vend që të japë jashtë, të bëhet endocentrik dhe do të kalojë në kolaps së brendëshmi.

Poema e Jackon kap me sukses drejtimin unik ku mund të shkojë mendja njerëzore, kur Zoti hiqet nga tabloja më e madhe, ose kur Zoti identifikohet si vetvetja. Kur Zoti, “vetja” pra, zë majat e realitetit në perceptimin e çdo individi. Qoftë dashuria vetëmohuese, qëftë dashuria për veten, këto përbëjnë kuptimin bazë të jetës përsa i përket orientimit dominues, motivues të çdo qenieje njerëzore. Bibla na thotë se ka jetë, në një nga këto aspekte të mendjes dhe vdekje në aspektin tjetër.

Revista “Life” pyeti Stephen Jay Gould, një shkencëtar i Universitetit Harvard i cili nuk jeton më: “Pse jemi këtu?” – dhe ai u përgjigj: “Jemi këtu sepse një klasë e veçantë peshqish kishte një pendë të veçantë në anatominë e saj, e cila mund të shndërrohej në këmbë për krijesat e tokës. Sepse kometat goditën tokën dhe zhdukën dinosaurët dhe kështu u dhanë gjitarëve një mundësi, që ndryshe do të ishte e pamundur… Mund të dëshirojmë një përgjigje “superiore”, por nuk ka” (regjistruar në librin e Timothy Keller, “Argumenti për Zotin”, fq. 36).

Gould nuk arriti të bënte pyetjen më thelbësore që shfaqet në vetë përgjigjen e tij: “Pse ekziston kjo dëshirë për një “përgjigje më të lartë”? Nëse nuk ka kuptim në jetë diçka përtej nesh, siç tregon Gould, atëherë pse dëshirojmë një kuptim transcendent? A nuk do të ishte e çuditshme nëse do të ishim të krijuar në këtë mënyrë, duke dashuruar të jetojmë për diçka të madhe dhe të lavdishme, përtej dhe mbi veten tonë, pa asnjë arsye? Të jemi të mbushur vallë me mall për dashuri supreme që vjen nga askund? Të jemi vallë të pushtuar nga një ndjenjë që na pëshpërit se më në fund është dikush “atje” për ne, por në realitet nuk ka njeri?”

Bertrand Russell, një nga ateistët më të egër që ka jetuar ndonjëherë, shkroi njëherë fjalët e mëposhtme që i hoqën velin nga sytë, duke e çuar atë në një moment të së vërtetës: “Asgjë nuk mund të depërtojë në vetminë e zemrës njerëzore, përveç intensitetit të lartë të kësaj lloj dashurie që i kanë ushqyer mësuesit fetarë” (Bertrand Russell, “The Autobiography of Bertrand Russell”, fq.146).

Edhe Sigmund Freud, babai i psikoterapisë dhe një ateist i vendosur, në fund të jetës së tij, fliste vetëm për “dëshira të çuditshme okulte… për një jetë të një lloji krejtësisht tjetër” (regjistruar në librin e M. Nicholi Jr., “The Question of God”, fq. 243).

Nëse arrijmë në përfundimin se nuk ka “Tjetër” suprem për të dashur dhe nga i cili marrim dashuri, atëherë është e pashmangshme që do të arrijmë në përfundimin se nuk ka mesazh më të lartë në jetë sesa t’i shërbejmë vetes.

Zemra e njeriut humbet ndjenjën e saj të vlerës dhe kuptimit në një masë të tillë që vetvetja bëhet qendra e vëmendjes dhe e motivimit. Me rritjen e ndjenjës së vetvetes, rëndësia e jetës tkurret dhe arsyeja e këtij fenomeni është thjesht se zemra e njeriut gjen kuptim vetëm brenda parametrave shpirtërorë dhe emocionalë të dashurisë, me në qendër të tjerët. Një dashuri e tillë është baza e asaj se kush është Zoti dhe qeniet njerëzore janë krijuar për të jetuar në marrëdhënie me atë Zot.

Kështu, të jetosh një jetë të përqendruar në egocentrizëm është një anashkalim i thellë i shpirtit dhe kuptimit të vërtetë të jetës. Por të jetuarit me vetëdijen e dashurisë së Zotit, si realiteti dominues i jetës, lehtëson kthimin në natyrën tonë të vërtetë njerëzore.

Sa dinjitet do të fitojmë kur të arrijmë të jemi ajo për të cilën jemi të destinuar, pra kur të bëhemi marrës dhe furnizues të dashurisë së Zotit!

Previous Story

Atje Ku Vdekja të Kushton më Shumë se Jeta!

Next Story

Sulmi i Ashpër i Bardella për Macron

Latest from Info