Bardella: “Sollët në pushtet komunistët dhe të majtën ekstreme me aleancën e turpit”.
“RN po arrin suksesin më të madh në historinë e saj”, shtoi ai.
Kreu i koalicionit të Djathtë, Jordan Bardella, bëri deklarata në të cilat pranoi i zhgënjyer humbjen e partisë “Rally National”.
“Franca tani është në duart e ekstremit të majtë”, tha ai.
“Megjithëse fushata zgjedhore e raundit të dytë u shënua nga aleanca të pabarabarta, RN po arrin suksesin më të madh në historinë e saj”, tha Bardella.
“Fatkeqësisht, aleanca e turpit dhe marrëveshjet elektorale të Emmanuel Macron dhe Gabriel Attal me formacionet e majta ekstreme e privuan popullin francez nga një politikë rimëkëmbjeje. Sonte, këto marrëveshje elektorale e hedhin Francën në krahët e ekstremit të majtë.
Më shumë se kurrë, Koalicioni Kombëtar mishëron alternativën e vetme”, shtoi ai.
“Të privosh miliona francezë nga mundësia për të parë idetë e tyre të realizohen nuk është në asnjë mënyrë një zgjidhje e qëndrueshme. Emmanuel Macron u privon francezëve çdo përgjigje për vështirësitë e tyre të përditshme. Një erë shprese është ngritur. Sonte, filloi gjithçka”, përfundoi Bardella.