Çfarë Thanë 10 Ateistë të Famshëm Përpara Vdekjes?

/

1. Anton Levey

Autor i Biblës Satanike dhe kryeprift i fesë kushtuar adhurimit të Satanait. Një nga thëniet e tij të famshme ishte: “Ka një bishë në njeriun që duhet të ushtrohet, jo të ekzorcizohet”. Fjalët e tij duke vdekur ishin: “Oh, oh, çfarë kam bërë! Ka diçka të gabuar… ka diçka shumë të gabuar”.

2. Sir Thomas Scott

Kancelar i Anglisë: “Deri në këtë moment mendoja se nuk kishte as Zot dhe as ferr. Tani e di dhe ndjej se edhe Zot edhe Ferr dhe jam i dënuar me humbje nga gjykimi i drejtë i të Plotfuqishmit”.

3. Cezare Borgia

Fisnik, politikan dhe kardinal italian: “Ndërsa jetoja, sigurova gjithçka përveç vdekjes; tani duhet të vdes dhe jam i papërgatitur të vdes”.

4. Thomas Hobbes

Filozof politik: “E them përsëri, nëse do të kisha gjithë botën në dispozicion, do ta jepja për të jetuar një ditë. Jam gati të bëj një kërcim në errësirë”.

5. Thomas Paine

Shkrimtari kryesor ateist në kolonitë amerikane: “Qëndro me mua, për hir të Zotit; nuk mund të duroj të mbetem vetëm, o Zot, më ndihmo! O Zot, çfarë kam bërë që kam vuajtur kaq shumë? Çfarëdo do të jepja po të kisha, …të qëndrosh me mua, sepse këtu jam vetëm në buzë të ferrit. Nëse Djalli ka pasur ndonjëherë një agjent, unë kam qenë ai”.

6. Volter

Ateisti i famshëm, anti i krishterë: “Nuk kam gëlltitur asgjë përveç tymit. Jam dehur me temjan… Jam i braktisur nga Zoti dhe njeriu”. Ai i tha mjekut të tij, Dr.Fochin: “Unë do t’ju jap gjysmën e vlerës që kam nëse më jepni gjashtë muaj jetë”. Kur iu tha se kjo nuk ishte e mundur, ai tha: “Atëherë unë do të vdes dhe do të shkoj në ferr!” Infermierja e tij i tha: “Për të gjitha paratë në Europë nuk do të doja të shikoja një jobesimtar tjetër të vdiste! Ai qau gjatë gjithë natës për falje”.

7. David Hume

Filozof ateist i famshëm për filozofinë e tij të empirizmit dhe skeptiçizmit ndaj fesë: Ai thirri me zë të lartë në shtratin e tij të vdekjes “Jam në flakë!”. Thuhet se dëshpërimi i tij ishte një skenë e tmerrshme.

8. Charles IX

Mbreti francez, i nxitur nga nëna e tij, ai dha urdhrin për masakrën e Huguenotëve francezë, në të cilën u masakruan 15.000 shpirtra vetëm në Paris dhe 100.000 në pjesë të tjera të Francës, për asnjë arsye tjetër përveç se ata e donin Krishtin. Mbreti fajtor vuajti keq për vite pas asaj ngjarjeje. Më në fund vdiq, i larë në gjakun që i dilte nga venat. Mjekëve të tij, u tha në orët e fundit të jetës: “Në gjumë ose zgjuar, shoh format e rrëmujshme të Huguenotëve që kalojnë para meje, bien në gjak. Më tregojnë plagët e tyre të hapura. Oh! Të kisha kursyer të paktën foshnjat në gji! Çfarë gjaku! Nuk e di se ku jam. Si do të përfundojë e gjithë kjo? Çfarë të bëj? Jam i humbur përgjithmonë! E di. Oh, kam bërë keq”.

9. Josif Stalin

Revolucionar dhe politikan gjeorgjian sovjetik. Në një intervistë për Newsweek me Svetlana Stalinin, vajzën e Josif Stalinit, ajo tregoi për vdekjen e babait të saj: “Babai im vdiq me një vdekje të vështirë dhe të tmerrshme… Zoti i jep një vdekje të lehtë vetëm të drejtëve. Në atë që dukej momenti i fundit, ai papritmas hapi sytë dhe hodhi një vështrim mbi të gjithë në dhomë. Ishte një vështrim i tmerrshëm, i çmendur, ose ndoshta i zemëruar. Dora e tij e majtë ishte ngritur lart, sikur po tregonte diçka lart dhe po na bënte një mallkim të gjithëve. Gjesti ishte plot kërcënim… në momentin tjetër ai vdiq”.

10. Gandi

Para vdekjes, tha: “Për herë të parë në 50 vjet, e gjej veten në llumin e dëshpërimit. Gjithçka rreth meje është errësirë… Po lutem për dritë”.

Previous Story

Sulmi i Ashpër i Bardella për Macron

Next Story

Qëndrimet e Erdogan në Raport me NATO-n & SHBA-të për Ukrainën & Izraelin, Largojnë Ramën nga Pushteti

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e