“Rusofagu” Mitsotakis: “Do të Vazhdojmë të Mbështesim Ukrainën Derisa Rusia të Mposhtet”!

/

Pse u bë vallë kjo deklaratë e luftës në 75-vjetorin e themelimit të NATO-s?

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se “është në interesin tonë të mbështesim Ukrainën. Aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën derisa të mposhten rusët”. Këtë nuk e kupton asnjë qytetar grek. Pse e thotë këtë kryeministri publikisht dhe krijon një hendek të tillë në marrëdhëniet me Moskën?

Ai mund të bënte atë që po bën dhe t’i jepte të njëjtën ndihmë Ukrainës siç po ia jep deri më tani, por pa bërë deklarata “rusofage”, që nuk ndihmojnë askund dhe askën, të paktën në dukje.

Sepse ka edhe lexim të kundërt: Deklarata të tilla intensive “luftëtare” kundër Rusisë bëhen për t’i hedhur “hi syve” Perëndimit, pasi importet e gazit natyror në Greqi nga Rusia janë rritur në vitin 2024, me përfituesin e tyre përfundimtar të afërm dhe miq të Kryeministrit grek, që kanë marrëveshje të fshehta me Moskën!

Ndërkohë Moska nuk shqetësohet fare, vazhdon dhe i shet gazin e saj “nëntokësor” atij që luan fanatikun “anti-rus”.

Kryeministri u pyet nga gazetarët edhe për zgjedhjet e ardhshme amerikane dhe ai theksoi se “pala greke do të respektojë vullnetin e popullit amerikan”, thua se mund të bënte ndryshe.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis kujtoi se ai personalisht dhe qeveria e tij kanë bashkëpunuar me të dy presidentët amerikanë. Por a beson dhe mendon Mitsotakis se Trump dhe këshilltarët e tij do të harrojë ofendimet dhe shpifjet e mediave qeveritare greke ndaj tij?

Kaos gjeopilitik qëndrimesh dhe deklaratash. Mesa duket nga të vegjlit askush nuk di asgjë.

Çfarë vjen nesër e di vetëm Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini.

Previous Story

Një Konflikt i Madh Europian po Vjen: SHBA Instalon SM-6, Tomahawk & Armë të Tjera Hipersonike me Rreze Veprimi 2,500km në Gjermani!

Next Story

11 Shenja që na Bindin që Shkojmë Drejt Konfliktit / Luftës

Latest from Info