Elon Musk zbulon: “U përpoqën dy herë që të më vrisnin në muajt e fundit”!
Dy persona të ndryshëm në dy incidente të ndryshme.
Në vazhdën e atentatit ndaj Trump, Elon Musk ka pranuar hapur se edhe ai ka qenë objektiv i atentateve.
Miliarderi që bëri një breshëri komentesh pro Trump vetëm disa orë pas atentatit të tij, iu përgjigj komentit të një përdoruesi të Twitter-it që i kërkonte të mbrohej, pasi besonte se do të ishte radha e tij, pas Trump.
Këto sulme mesa duket u mbajtën larg syrit të publikut.
Sipas Elon Musk:
“Po vijnë kohë të rrezikshme. Dy persona (raste të veçanta) kanë tentuar të më vrasin në 8 muajt e fundit. Ata u arrestuan me armë, rreth 20 minuta larg nga selia e Tesla-s, në Teksas”.