Fatmirësisht ekuipazhi i tij mbijetoi!
Ndërkohë që zjarri kishte mbuluar zonën e Ano Akrisë në komunën e Gortyna, një helikopter zjarrfikës është sulmuar me gurë nga persona të panjohur, nga kretianë, banorë të fshatit, teksa helikopteri tentonte të mbushte ujë nga një rezervuar në zonën e Damanisë.
Supozohet se helikopteri ka dashur të maksimizojë kohën e qëndrimit mbi zonën e operacionit dhe ndoshta për këtë ka vendosur të nxjerrë ujë nga rezervuari i banorëve, gjë që mesa duket i ka zemëruar ata.
Ekuipazhi i helikopterit, pavarësisht situatës së rrezikshme, vazhdoi misionin dhe kontribuoi në shuarjen e zjarrit, i cili më në fund u vu nën kontroll.
Nuk dihet lloji i helikopterit që operonte në zonë, ndërsa ende nuk ka informacion nëse helikopterit i janë shkaktuar dëme.
Të mos harrojmë që kretianët luftonin aeroplanët e ushtrisë naziste me dyfekë në L2B dhe ja dolën, vonuan pushtimin nazist, e lodhën atë dhe i dhanë kohë aleatëve (Rusisë, Anglisë etj.) që të organizoheshin për goditjen përfundimtare kundër Hitlerit.
Kjo është Kreta e vendetës!