Shpërthim: Kandidati për Zv.President i Trump e Quan Britaninë e Madhe “Vend me të Vërtetë Islamik, Vendi i Parë Islamik me Armë Bërthamore”!

/

Numri dy i kandidatit Donald Trump, J. D. Vance e quajti Britaninë nën qeverinë e re laburiste si “vendin e vërtetë islamik” të parë në botë që ka armë bërthamore, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga Londra.

Zëvendëskryeministrja laburiste, Angela Rayner, i tha televizionit britanik ITV:

“Shikoni, unë nuk e pranoj këtë etiketim, jam shumë krenare për suksesin e fundit elektoral që kemi pasur si laburistë. Mendoj se ka thënë shumë gjëra të lehta dhe të pamenduara edhe në të kaluarën”, duke iu referuar Vance, i cili u emërua nga Trump të hënën, si kandidati republikan për zëvendëspresident.

Rayner shtoi se qeveria britanike synon të punojë me të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Mbretërisë së Bashkuar.

Duke folur javën e kaluar në një konferencë konservatore, senatori nga Ohio tha:

“Kohët e fundit po flisja me një mik dhe po flisnim për një nga rreziqet më të mëdha në botë, që sigurisht është përhapja bërthamore, edhe pse, natyrisht, administrata Biden nuk është e interesuar për këtë.

Dhe unë po thosha, kush është vendi i parë me të vërtetë islamik që ka armë bërthamore, duke menduar se është ndoshta Irani, apo Pakistani, pastaj përfunduam duke thënë se ndoshta në të vërtetë është Britania e Madhe, pasi Laburistët sapo morën pushtetin.”

Nënsekretari për financat James Murray tha për Times Radio se ai “nuk e dinte vërtet se çfarë donte të thoshte (Vance) me këtë”, tha ai.

Mendjelehtë apo jo, incidenti është shqetësues për sekretarin e ri të jashtëm të Britanisë, David Lammy, i cili po përpiqet të ndërtojë ura me aleatët e Trump, përfshirë Vance.

Lammy në maj e quajti Vance një “mik” pasi e kishte takuar atë në disa aktivitete.

Përzgjedhja e Vance-it tashmë ka shkaktuar shqetësim të madh tek zyrtarët e Bashkimit Europian dhe se çfarë nënkupton përzgjedhja e tij. Ai është një kritik i ashpër i mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën, kundër pushtimit rus.

Në një fjalim ai ka deklaruar se nuk e beson shkallën e kërcënimit që paraqitet se përbën presidenti rus Vladimir Putin për Europën.

Previous Story

Skenar i Ri për Tentativën Kundër Trump! Çfarë Ndodhi Pikërisht në të Njëjtën Kohë (video)!

Next Story

Letoni: Gjykata Kushtetuese Mbështet Ligjin që Ndalon Gjuhën Ruse në Shkolla

Latest from Info