Shtypje e pakicës ruse?
Gjykata Kushtetuese e Letonisë hodhi poshtë kundërshtimin e një ligji që i kthen shkollat rusishtfolëse në letoneze!
Gjykata shpjegoi se vendimi për të ndryshuar gjuhën e shkollës në letonisht ishte i vlefshëm sipas kuadrit ligjor të vendit dhe detyrimeve ndërkombëtare.
Letonia, një ish anëtare e Bashkimit Sovjetik, fitoi pavarësinë në vitin 1990 dhe zyrtarisht u bë shtet në vitin 1991, me një popullsi të madhe rusishtfolëse që jetonte dhe jeton në territorin e saj.
Neni 4 i Kushtetutës së Letonisë njeh letonishten si gjuhë zyrtare kombëtare. Përveç kësaj, neni 114 u jep pakicave etnike të drejtën për të ruajtur gjuhën e tyre.
Ligji i Arsimit i vitit 1998 dhe Akti i Arsimit të Përgjithshëm i vitit 2000 kërkojnë që të gjitha shkollat publike të përdorin letonezen si gjuhën kryesore të mësimit, ndërsa disa institucione private zgjedhin rusishten si gjuhë mësimi.
Në vitin 2018, u miratua një dispozitë për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Përgjithshëm, i cili e bëri të detyrueshëm mësimin në gjuhën letoneze, në të gjitha institucionet arsimore, përfshirë institucionet private.
Kjo shkaktoi protesta në mesin e popullatës rusishtfolëse dhe kundërshtarët e reformës hartuan një peticion në vitin 2023 kundër ligjit, sepse, sipas tyre, ai shkel të drejtën për arsim universal në një gjuhë të pakicës. Kërkesa e tyre u refuzua!
Ministria e Jashtme ruse ka denoncuar tashmë një “gjenocid gjuhësor” në Ukrainë dhe Baltik.
Veprime dhe vendime që përshkallëzojnë kofliktin në çdo drejtim dhe rritin gjeografinë e tij.