Britania i Dha Leje Ukrainës për të Goditur Objektivat Brenda Territorit Rus me Storm-Shadows!

/

“Godisni por me… kritere humanitare”!

Qeveria britanike, përmes sekretarit të ri të mbrojtjes, John Healey, i dha leje ushtrisë së Kievit dhe Zelenskit për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Në një intervistë për BBC, John Healey tha se dorëzimi i raketave nuk e pengon Zelenskin që t’i përdorë ato për të goditur objektivat brenda Rusisë: “Ne ofrojmë armë për të mbrojtur një vend sovran. Dhe kjo nuk i pengon ata të godasin objektivat brenda Rusisë”, tha ai përpara se të shtonte habinë: “Por kjo duhet bërë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare humanitare”!

Healey i bëri këto deklarata me rastin e vizitës së Presidentit ukrainas V. Zelenski në Londër, lideri i parë i huaj që mori pjesë personalisht në një takim të kabinetit britanik që nga ish presidenti amerikan Bill Clinton në vitin 1997, në një shfaqje publike “të mbështetjes së fortë” të Britanisë për Ukrainën, ndërsa dyshimet rriten për ndihmën e ardhshme ushtarake të SHBA-së, nëse Donald J. Trump fiton një mandat të dytë presidencial.

Zelenski informoi të premten ministrat e lartë të qeverisë britanike për ngecjen ushtarake të vendit të tij me Rusinë, ndërsa diskutoi lëvizjet për të parandaluar cisternat e naftës, që të shkelin sanksionet ndërkombëtare kundër Moskës.

Presidenti ukrainas, i cili u prit me duartrokitje, ishte lideri i parë i huaj i ftuar në Downing Street nga Keir Starmer, kryeministri i ri britanik, pas fitores së tij në zgjedhje, në fillim të këtij muaji.

Të dy krerët ranë dakord gjithashtu për një traktat të ri të mbështetjes së eksportit të mbrojtjes, i krijuar për të rritur prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe armëve në të dy vendet.

Zelenski e përdori takimin për t’i kërkuar Britanisë që të bënte presion ndaj partnerëve të saj për të lejuar përdorimin e armëve ushtarake perëndimore kundër një game më të gjerë objektivash, duke thënë se ajo që i mungonte Ukrainës ishte aftësia e armëve me rreze të gjatë veprimi.

Duke bërë thirrje për heqjen e kufizimeve të vendosura nga disa sjtete, Zelenski tha se kjo do t’i lejonte Ukrainës “të godiste përtej kufijve, duke përfshirë fushat ajrore ushtarake ruse”.

Vizita e Zelenskit në Downing Street pasoi pjesëmarrjen e tij të enjten në një Samit të më shumë se 45 liderëve europianë në Pallatin Blenheim, pranë Oksfordit, ku Ukraina ishte në krye të axhendës dhe ku Zelenski dhe forcat e tij, fituan premtime të reja mbështetje për luftën kundër Rusisë.

“Ukraina është dhe do të jetë gjithmonë në qendër të axhendës së kësaj qeverie dhe për këtë arsye është e drejtë që Presidenti Zelenski të mbajë një fjalim historik në kabinet”, tha Starmer në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij përpara takimit.

Më vonë të premten, Downing Street tha se Starmer e kishte përshkruar takimin si një pjesë të historisë dhe hera e parë këtë shekull që një udhëheqës i huaj, i ishte drejtuar personalisht kabinetit.

Kjo, tha zoti Starmer, tregoi respektin e lartë që kemi për presidentin Zelenski dhe popullin ukrainas në Mretërinë e Bashkuar.

Nga ana tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë kërkesën e Ukrainës që aleatët e NATO-s të rrëzonin raketat dhe dronët rusë në hapësirën ajrore të Ukrainës. Kjo kërkesë, sipas Soltz-it, “është jashtë diskutimit”.

Duke folur në takimin e Komunitetit Politik Europian, Scholz theksoi se ka një konsensus mes partnerëve të NATO-s lidhur me këtë vendim, duke theksuar se SHBA-të ndajnë të njëjtën pikëpamje.

Previous Story

Realiteti

Next Story

Zelenski: "Nuk e Di se Çfarë do të Bëjë Trump Nëse Rizgjedhet, të Mos Presim Nëntorin"!

Latest from Info