Huthi Bombarduan në Tel Avivin (video)!

/

Një i vdekur dhe tetë të plagosur!

Sulmi u krye me dron.

Huthët e Jemenit bombarduan qendrën e Tel Avivit, për pasojë një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën!

Sulmi ka ndodhur rreth orës 03:15 (koha lokale) dhe është kryer me dron.

Është hera e parë që një sulm i tillë kundër Izraelit kryhet nga një distancë kaq e gjatë (droni fluturoi nga Jemeni) pa u kapur nga mbrojtja ajrore izraelite.

Sulme të ngjashme janë kryer në të kaluarën nga Hezbollahu dhe Hamasi, por asnjëherë nga një distancë kaq e madhe.

Sipas përditësimit të fundit nga forcat e armatosura izraelite, shpërthimi u shkaktua nga droni kur u përplas me një ndërtesë.

Rasti është ende nën hetim, tha një zëdhënës i IDF, pasi droni duket se ka hyrë në hapësirën ajrore izraelite pa aktivizuar mbrojtjen ajrore të vendit.

Një banor i qendrës së Tel Avivit tha se u zgjua nga një shpërthim i fuqishëm: “Gjithçka u drodh”, tha ai.

Rebelët shiitë Houthi morën përgjegjësinë për sulmin.

“Forcat ajrore drone të forcave të armatosura të Jemenit (…) kryen një operacion ushtarak cilësor kundër një objektivi të rëndësishëm në zonën e pushtuar të Jaffa-s, i njohur në Izrael si Tel Aviv”, tha në një deklaratë zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Sarie.

Previous Story

“Kaosi” i Microsoft, Preku edhe Aeroportin e Athinës!

Next Story

Iran: “Objektivi i Dronit që Goditi Tel Avivin Ishte Ambasada Amerikane – Nuk u Godit për 100 Metra”!

Latest from Info