“Kaosi” i Microsoft, Preku edhe Aeroportin e Athinës!

/

Shqetësim për mijëra pasagjerë, pritje me orë të tëra në aeroport.

Shumica e fluturimeve u vonuan me të paktën një orë e gjysmë.

“Kaos” mbizotëron në aeroportin “El. Venizelos” të Athinës, ku me mijëra pasagjerë vuajnë për shkak të kaosit të shkaktuar në mbarë botën, nga kolapsi i sistemeve të Microsoft.

Pasagjerët janë detyruar të presin me orë të tëra për shkak se fluturimet e tyre janë vonuar…

Pasagjerët, të cilët ose kanë planifikuar një udhëtim pune, ose duan të shkojnë me pushime, janë të detyruar të presin në aeroportin më të madh të Greqisë për një periudhë të panjohur kohe.

Në fakt, sot shumica e fluturimeve u vonuan për të paktën një orë e gjysmë dhe qytetarët nuk arritën dot në destinacionet e tyre.

Madje informacionet thonë se gjatë periudhës së koronavirusit janë pushuar nga puna punëtorë me përvojë dhe kur janë bërë punësimet sërish, në vend të drejtuesve me përvojë, janë punësuar njerëz pa përvojë.

Megjithatë, nuk është e vështirë të shkaktosh probleme në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, pasi prej shumë kohësh nuk ka mundur të menaxhojë volumin e mbërritjeve dhe nisjeve, duke sjellë vonesa të gjata dhe vuajtje për miliona pasagjerë, nga fluksi dhe mbingarkesa.

Dhe për momentin nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga administrimi i aeroportit, por tashmë informacionet e para tregojnë se ndërprerja ndërkombëtare është përgjegjëse për kaosin, por kaosi dhe rrëmuja është duke u intensifikuar për shkak të mungesës së stafit në të gjitha nivelet dhe programeve të reja të instaluara.

Previous Story

Kush Është Përgjegjës Për Kaosin Dixhital Global?

Next Story

Huthi Bombarduan në Tel Avivin (video)!

Latest from Info