Rusia Paralajmëron për “Rritje të Pranisë” të Luftanijeve të NATO-s në Detin e Zi

/

Një rritje e jashtëzakonshme e numrit të anijeve ushtarake perëndimore!

Kremlini ka paralajmëruar sërish për zbarkimin e anijeve luftarake të NATO-s në Detin e Zi, duke thënë se po shikon një rritje të dukshme të anijeve luftarake perëndimore!

“Sigurisht, pranisë së përqendruar të anijeve të NATO-s i kushtojmë vëmendje në Bullgari dhe Rumani, shtete bregdetare që janë anëtare të aleancës dhe sigurisht që kjo paraqet veçanërisht situatën aktuale, një kërcënim pra shtesë për Rusinë”, tha zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov, në një konferencë për shtyp të enjten.

“Sigurisht, Rusia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj”, shtoi ai. Gjatë gjithë luftës, forcat ukrainase kanë përdorur raketa ajër-ajër dhe drone me bazë deti, për të sulmuar flotën ruse të Detit të Zi.

Presidenti ukrainas Zelenski është zotuar ndërkohë që të mos lejojë Rusinë të dominojë në Detin e Zi. Këtë javë ai zbuloi një “strategji të re të sigurisë detare” në bashkëpunim me Perëndimin. Strategjia synon të sigurojë “gatishmëri, parandalim gjithëpërfshirës dhe efektiv, përgjigje ndaj kërcënimeve për sigurinë detare të Ukrainës, që lindin në zonat dhe hapësirat e saj bregdetare”.

Një masë kryesore që Zelenski propozon, është “sigurimi i pranisë së përhershme të forcave të NATO-s në Detin e Zi”.

Shenjat e një lufte që është në prag të shpërthimit të saj.

Previous Story

“Tërmet” në SHBA me të Dhëna të Reja për Atentatin & Sherbimin Sekret!

Next Story

Tërmet në Kretë

Latest from Info