Shumë pyesin: Kush e shkroi dhe nënshkroi “Memon e Joe Biden”?
A është e mundur që presidenti amerikan Joe Biden të jetë anashkaluar dhe dorëheqja e tij të jetë shpallur jo prej tij, por nga disa brenda Partisë Demokratike që kanë marrë në dorë kontrollin e Shteteve të Bashkuara, por edhe kontrollin e llogarisë së Joe Biden në X?
Pse u kufizua Presidenti Biden me një postim në llogarinë e tij personale në “X”, kur duhet ta kishte bërë deklaratën e dorëheqjes të paktën në TV, nga një kamera, nga ku ndodhet?
A ka ndonjë gjë tjetër që është bërë pas dyerve të mbyllura të Shtëpisë së Bardhë?
Mos ndoshta e kanë shkarkuar dhe nuk është dorëhequr realisht?
Shumë po raportojnë se dikush mori kontrollin e llogarisë personale të Biden në “X” (homologu i Shtëpisë së Bardhë dhe POTUS nuk kanë postime të ngjashme) dhe njoftoi dorëheqjen e tij.
Një shpjegim është se emërimi i tij është një çështje partiake për demokratët dhe nuk ka të bëjë me “kandidimin” e tij presidencial, që zgjat deri në nëntor, kështu që do të ishte e papërshtatshme të postohej diçka e tillë në llogaritë zyrtare të presidentit.
Por cilët janë ata që mund të kenë tentuar një gjë të tillë? Ata nuk janë të emëruar, por në listë janë Kamala Harris, Barack Obama dhe Clintons.
Është fakt sesi gruaja e Joe Biden, Jill Biden, ashtu edhe djali i tij Hunter nuk do të pajtoheshin kurrë me një vendim të tillë. Çfarë ka ndodhur atëherë?
Laura Loomer jep versionin e saj i cili nuk ndryshon nga përshtypjet e para në lidhje me letrën e famshme të dorëheqjes.
Gazetarja specifikon:
“A e keni vënë re se letra e dorëheqjes së Biden nuk është një letër në format zyrtar, në kokë dhe logo?
Një burim më tha se Joe Biden nuk e ka shkruar atë letër.
I njëjti burim më thotë se ai që e ka shkruar është Steve Ricchetti, këshilltari i Joe Biden.
Ai në fakt e shkroi letrën me këshilltarin e lartë të Biden dhe kryetarin e fushatës, Mike Donillon, i cili ishte i pranishëm si dëshmitar, ndërsa Ricchetti e shkroi letrën, sepse Biden nuk është në gjendje të shkruajë një letër, ose të kuptojë se çfarë po ndodh.
Kjo do të thotë se nënshkrimi, firma e Biden është e falsifikuar në letër.
Kjo do të thotë se nuk është e ligjshme gjithashtu. Demokratët pretendojnë të jenë Joe Biden, kufoma e të cilit po kalbet literalisht në Shtëpinë e Bardhë.”
Megjithatë, Loomer shmang të bëjë ndonjë supozim, apo hamendësim nëse Biden dinte gjë për shkrimin e letrës, apo jo.