Niveli i Pagave në Europë – Renditja e Shqipërisë

/

Pas bërjes publike të hartës tabelore të çmimit të energjisë elektrike në rang Europe, ku Shqipëria zë vend të parë, për çmimin më të shtrenjtë të energjisë në të gjithë Europën, ishin të shumtë ata që na kërkuan të bënim publike gjithashtu edhe hartën tabelore të pagës mesatare për vendet e Europës.

Si më poshtë tabela e detajuar e Pagës Mesatare Mujore të vendeve të Europës, por edhe diferenca e pagës mesatare brenda rajoneve të të njëjtit shtet, për të patur një ide edhe më të saktë dhe të qartë për atë se, në cilin vend ekzaktësisht ndodhet Shqipëria.

Për Shqipërinë që është ndër vendet e fundit në Europë, është marrë paga mesatare e kryeqytetit dhe jo e periferive, por pas një kërkimi, pamë se në disa qarqe e ardhura mesatare mujore e shqiptarëve është nën 350 euro në muaj, një shifër që nuk përfshihet në kalkulimet e Tabelës zyrtare të paraqitur si më poshtë, nga faqe zyrtare shtetërore europiane.

Për rrjedhojë, Shqipëria në përgjithësinë e saj zë vendin e parafundit në Europë për pagën mesatare mujore.

Por duke marrë parasysh vetëm pagën mesatare të kryeqytetit, fakt i paraqitur në tabelën më poshtë, Shqipëria është e katërta nga fundi në renditje, lë pas Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Moldavinë, si dhe është pak euro më lart në të ardhurave muajore, krahasuar me disa krahina në luftë, të Ukrainës dhe Rusisë, si dhe dy krahina, një në Serbi dhe një në Bjellorusi.

Previous Story

Biden Dha Dorëheqjen si Kandidat për Presidencën e SHBA - Deklaroi Mbështetjen për Zv.Presidenten Kamala Harris

Next Story

Cilët & Pse e Kryqëzuan Krishtin?

Latest from Info