Cili është “Projekti 2025” që dëshiron të zbatojë Donald Trump.
Zgjedhjet amerikane nuk janë vetëm një konfrontim politik, por një përplasje e dy botëve: Neokomunistët globalistë të lëvizjes “Woke”, kundër kombeve dhe vlerave tradicionale.
Demokratët përfaqësojnë axhendën “Woke” (në thelb kjo është “Axhenda 2030” famëkeqe e sistemit autoritar që Klaus Schwab duket se ka krijuar), veçanërisht me “të majtën” Kamala Harris, por dhe të tjerë të ngjashëm. Nga ana tjetër republikanët e Donald Trump përfaqësojnë vlerat tradicionale dhe patriotizmin.
Në fakt, për rikthimin e të gjitha këtyre vlerave, kandidati Trump ka përgatitur famëkeqin “Projekti 2025” të cilin demokratët e denoncojnë me emër dhe siç thonë, do të bëjnë gjithçka që të mos zbatohet kurrë.
Amerika është në mes të një lufte të ftohtë civile midis “revolucionarëve” neokomunistë që besojnë se kombet duhet të shkatërrohen dhe bashkë me ta, të gjitha institucionet tradicionale si, familja dhe feja, dhe atyre që duan të shpëtojnë identitetet kombëtare dhe fetare që përcakton diversiteti i njerëzve dhe i japin kuptim ekzistencës së tyre.
Në fakt, mbështetësit e “Woke”, duke e bërë të bardhën të zezë sipas taktikës së tyre të preferuar, pretendojnë se të gjitha këto po i bëjnë në emër të “antiracizmit” dhe diversitetit!
Por ky nuk është rasti, pasi një planet pa kombe, fe dhe familje hartohen nga njerëz pa karakteristika të veçanta që përcaktojnë një identitet përkatës.
Në fakt bëhet fjalë për ringjalljen e komunizmit, i cili ka qenë gjithmonë kundër vlerave dhe kombeve tradicionale dhe që po tenton edhe një herë pas disfatës së tij me rënien e Bashkimit Sovjetik, të dominojë botën mes të majtës amerikane, në një trajtë tjetër, ndoshta edhe më të rrezikshme.
Vetëm këtë herë paradoksi është se Rusia e Vladimir Putin është mbrojtëse e patriotizmit, e kombeve dhe e vlerave tradicionale, ndërsa SHBA-ja gjendet në “themelet” e neokomunizmit.
Trump me “Projekti 2025” synon jo vetëm të qeverisë vendin, por ta çlirojë rrënjësisht nga strukturat neokomuniste, që demokratët krijuan vitet e fundit nën tolerancën e një pjese të madhe “të dyshimtë”, të republikanëve.
I ashtuquajturi “deep state” nuk shqetësohet nga një mbizotërim i afërt republikan, por nga një mbizotërim i republikanëve specifikë si Donald Trump.
Jo rastësisht atentati i tij u shpëtua thjesht nga një mrekulli, ose siç tha ai vetë, nga “Mëshira e Zotit”.
Ata që donin ta vrisnin nuk ishin të interesuar nëse partia e tij do të fitonte zgjedhjet, por se ai nuk do të ishte president i vendit.
Dikush do të pyesë dhe me arsye: pse “deep state” amerikan përdor “karrocën” e neokomunizmit për të mbizotëruar? Thjesht sepse ka fuqi maksimale revizionuese (është një lloj xhihadizmi), domethënë mund të ndryshojë plotësisht jetën e njerëzve, kundër vullnetin e tyre.
Pra, zgjedhjet në SHBA janë kritike për të gjithë njerëzit, kudo që janë në planetin Tokë.
Në SHBA, votuesit do të vendosin se në çfarë bote duan të jetojnë ata dhe fëmijët e tyre dhe për fat të keq, ose për fat të mirë ata vendosin edhe për pjesën tjetër të njerëzimit.
E vërteta është se shumë prej votuesve demokratë, nuk e përqafojnë axhendën e “Woke”, por janë ngujuar në blindat e tyre partiake dhe nuk e kanë kuptuar që situata është kritike.
Sido që të jetë, në BE, e cila kontrollohet me shumicë nga sistemi Klaus Schwab, ata po bëjnë një plan në bazë të të cilit do të vazhdojnë të njëjtën politikë, pa mbështetjen e SHBA-së për katër vjet.
Siç tha Ursula von der Leyen, e rizgjedhur dhe e dënuar nga Gjykata e Lartë e BE-së, për paqartësi në kontratat me vaksinat Covid-19, puna e Komisionit në pesë vitet e ardhshme do të fokusohet në ndërtimin e një Unioni të vërtetë Europian të Mbrojtjes, i cili do të vazhdojë të të mbështesë Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht në luftën kundër Rusisë, me gjithçka që do të thotë kjo për qytetarët europianë, që për inerci të kësaj politike do të jetojnë ditë shumë më të këqija, për shkak të varfërisë, masave shtërnguese dhe inflacionit.
Arsyetimi i qeverive aktuale europiane armiqësore ndaj Trump është se kandidati republikan do të qeverisë vetëm katër vite dhe më pas do të kthehet “situata e mëparshme”.
Megjithatë, zgjedhja e Vance si kandidat për zëvendëspresident nuk është aspak e rastësishme, pasi synohet të jetë presidenti dhe pasardhësi i ardhshëm i Trump, i cili përqafon të njëjtin botëkuptim.
Nisur nga fakti se ky është një njeri i ri, katër vitet që ata shpresojnë në BE mund të kthehen lehtësisht në dymbëdhjetë vite.
Por, a do të ketë BE deri atëherë?
Donald Trump është i vendosur të mos ia lërë asgjë rastësisë këtë herë, ndërkohë që demokratët janë të gatshëm të djegin botën, për të mos lejuar humbjen e tyre dhe ardhjen e Trump.