Ukraina për herë të parë deklaron “gati për negociata”.
“Ne ishim gjithmonë të hapur”!
Kievi për herë të parë duket se po “thyhet” pasi foli për negociata të drejtpërdrejta me Rusinë, me Moskën duke rënë dakord, por pasi panë fillimisht detajet e pozicioneve të Ukrainës.
Kremlini tha sot se mesazhi i dërguar nga Ukraina për bisedimet me Moskën dukej se ishte në përputhje me qëndrimin e vetë Rusisë, por se nevojiteshin më shumë detaje.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha se Kievi ishte gati për bisedime me Rusinë, nëse Moska ishte e gatshme të negocionte në mirëbesim.
“Mesazhi në vetvete mund të thuhet se është në përputhje me pozicionin tonë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov kur u pyet në lidhje me komentet e Kuleba, duke shtuar se detajet duheshin sqaruar.
“Ju e dini që pala ruse nuk ka refuzuar kurrë të negociojë, ajo ka qëndruar gjithmonë e hapur për proçesin e negociatave, por detajet janë të rëndësishme këtu, të cilat as ju dhe as unë nuk i dimë ende”, tha Kremlini.