Misteri i Kopertinës së Revistës “The Economist” për Vitin 2024!

/

Duhen vërejtur gjithmonë me kujdes kopertinat e revistës “The Economist”, pasi nga kopertina mund të vlerësoni dhe të jeni pranë të vërtetës, nëse arrini të deshifroni dhe zbërtheni mesazhet që kalojnë, për ngjarjet e së ardhmes.

Të gjithëve iu pëlqejnë gjëegjëzat dhe profecitë për të ardhmen, veçanërisht nëse ato vijnë nga një revistë me ndikim, në pronësi të klanit më të mirëinformuar Rothschild dhe familjeve Agnelli (pjesa më e madhe), por edhe Schroeder, Leuthen dhe Cadbury.

Po ju ofroj një interpretim të parashikimit të rebusit për të ardhmen e botës nga kopertina e revistës britanike “The Economist”, për vitin e brishtë, 2024.

Stili, sfondi, ngjyra!

Imazhi në formën e një topi, na tregon se ngjarjet e koduara në kopertinën e revistës do të kenë një rëndësi globale, për të gjithë botën.

Ngjyrat në imazhin e kopertinës janë kryesisht e kuqja, bluja dhe e bardha, ngjyrat e flamurit rus, ka të ngjarë të jenë kështu.

E kuqja është gjithashtu ngjyra e Kinës dhe Partisë Republikane të SHBA-së, e cila pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

E zeza është një ngjyrë bazë e përdorur për portretet dhe objektet.

Politikanët kryesorë aktualë të vitit 2024 janë: Zelenski (Ukrainë), Putin (Federata Ruse), Biden (SHBA) dhe Xi Jinping (PRC). Fati i botës së kohës do të varet prej tyre.

Për të ardhmen e presidentit Putin, ka rëndësi nëse Donald Trump, i cili dëshiron t’i japë fund krizës së Ukrainës, do të bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA, kështu që një portret i Trump duket mbi kokën e presidentit rus. Megjithatë, duket të jetë e anasjellta, Trump e ka të nevojshëm presidentin Putin, por jo vetëm kaq, Trump-in e mbulon një pikëpyetje.

Putin ka nevojë për fitore, paqja është alternativë, por me kushtet e tij.

Është e vështirë të imagjinohet që Putini do të negociojë me Zelenskin, nëse amerikanët duan të organizojnë negociata, së pari duhet ta shkëmbejnë Zelenskin me një president tjetër. Ndoshta Rothschild-ët po vënë bast për Julia Tymoshenko, sepse kur është pa gërshetën e famshme, ajo ka një bisht si në foto, por kjo duket të mos ketë gjasa.

Zelenski nuk lejoi të bëjë zgjedhje presidenciale në mars, pasi nuk ishte i sigurtë për fitoren e tij.

Lufta është e rëndësishme për të ardhmen e Zelenskit, kështu që ka një fotografi me bomba pranë tij, vetëm lufta e lejon atë të qëndrojë në pushtet.

Silueta e femrës me bisht mund të jetë: gruaja Elena, e cila ka një ndikim të fortë te burri i saj, ose Claudia Sheinbaum, ndoshta presidentja e ardhshme e Meksikës, që mund të sjellë konflikte me Amerikën. E vetmja gjë që Sheinbaum ka të përbashkët me Zelenski është prejardhja e saj hebreje.

Nuk ka gjasa që profili misterioz i femrës me bisht kali të ketë lidhje me Kamala Harris.

Sidoqoftë, ka shumë të ngjarë, që kjo grua të personifikojë Britaninë ose Europën, nga e cila do të varet fati i ardhshëm i Zelenskit, veçanërisht nëse presidenti i ri amerikan refuzon mbështetjen e tij dhe shpëton nga kjo barrë financiare.

Pranë Putinit është një pëllumb paqeje, duke menduar për të ardhmen e botës në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ. Pëllumbi i Paqes simbolizon gjithashtu një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase në vitin 2024, me gjasë pas zgjedhjeve amerikane.

Zelenski dhe Biden janë në anën perëndimore të botës, Putin dhe Xi Jinping në anën lindore. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan dhe ai kinez kanë kurrizin nga njëri-tjetri, pra nuk do të gjejnë mirëkuptim të ndërsjellë. Zona e grindjes mes tyre është Amerika e Jugut dhe rajoni i Paqësorit, ku Kina po i shtyn Shtetet e Bashkuara në tregti dhe ekonomi.

Putin dhe Zelenski ballë për ballë dhe mes tyre ka një orë rëre, që nënkupton se ⅔ e konfliktit të kësaj forme merr fund dhe vazhdon me diçka tjetër, ose shumë të ashpër, ose paqe. Pra, koha po mbaron.

Pranë tyre janë raketat dhe satelitët e komunikimit, ka të ngjarë që këto mjete të vendosin rezultatin e konfliktit ruso-ukrainas, pas të cilit NATO është në anën e Ukrainës dhe kur themi NATO nënkuptojmë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Europën.

Le të shohim imazhin e kopertinës më poshtë.

Putin është në pjesën veriore të botës, ai është personazhi kryesor i vitit 2024, pasi ai është në të djathtë, dhe në pjesën jugore të botës, lideri kinez është në të djathtë, ai është lideri i jugut të globit.

Në zemër të enigmës është kutia elektorale: ka shumë zgjedhje të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare në botë, në vitin 2024, më shumë se 70 proçese zgjedhore, ku do të përfshihen rreth 4.2 miliardë njerëz.

Në të majtë, në pjesën perëndimore të botës, ekziston një kompjuter i lidhur me trurin e njeriut, një aludim se inteligjenca artificiale do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, pikërisht me ndihmën e IA, që globalistët shpresojnë të fitojnë garën për lidershipin botëror ndaj botës lindore, të përfaqësuar nga Rusia dhe Kina.

Në të djathtë ka një rënie të ekonomisë dhe financave mes një grafiku.

Pranë presidentit Joe Biden janë mullinjtë e erës dhe uraganet, gjithashtu pranë Xi Jinping janë temperaturat e larta dhe zjarret, makinat elektrike dhe metalet.

Ajo që duket më e rëndësishme dhe lidhet me Trump-in, është një pikëpyetje “?” në kokën e tij të zezë, që sot, pas atentatit mund ta lexojmë si tejet të dyshimtë dhe shenjë paralajmëruese. Do të jetë apo jo?!

Familjet që kanë dizenjuar këtë kopertinë na kanë thënë shumë, por deshifrimi, deskriptimi i shenjave dhe simboleve është sa i thjeshtë në dukje, po aq i vështirë për të qenë shpjegime, minimalisht, diku pranë së vërtetës.

Previous Story

Sharon Stone Kërcënon të Largohet nga Amerika Nëse Trump Fiton Mandatin e Dytë!

Next Story

Paris: Dyshime Kundër Rusisë për Sabotimin e Rrjetit Hekurudhor! – “Po Përgatitemi Edhe Për Sulme të Tjera”

Latest from Info