Shtretër letre të shtypur për të qenë “miqësorë ndaj mjedisit”!
Lojërat Olimpike të Parisit po fillojnë dhe përtej gjendjes së shtetrrethimit që mbizotëron në kryeqytetin francez, me sulmet në metro dhe rrjetin hekurudhor rajonal, “paranoja ekologjike” ka prekur edhe dietën dhe gjumin e sportistëve.
Përveç faktit që në shumicën e objekteve nuk kanë vendosur kondicionerë sepse kanë “gjurmë rëndese mbi klimën” (disa delegacione i kanë blerë vetë kondicionerët për dhomat e tyre), kanë arritur deri në atë pikë sa organizatorët francezë të refuzojnë për t’u dhënë mish sportistëve dhe shoqëruesve, si dhe ‘i vendosin për të fjetur në shtretër prej kartoni të ngjeshur!
E gjithë kjo për “të ulur ndotjen e ajrit me 40%”!
Nuk kanë mish, sepse lopët lëshojnë dioksid karboni me gazrat që shkarkojnë.
Nga 35 ndërtesat në Paris që do të presin aktivitetet olimpike të këtij viti, vetëm dy janë të reja.
Edhe për këto, megjithatë, organizatorët janë zotuar të përdorin metoda ndërtimi me karbon të ulët, të tilla si sediljet e bëra nga mbetje plastike të ricikluara, në qendrën e sporteve ujore, për shembull.
Mobiljet e fshatit Olimpik janë bërë nga materiale pak a shumë të riciklueshme, jo cilësore dhe aspak komode.
Siguria në nivelin më të ulët: kaos, rrahje, grabitje, përdhunime, etj.
U grabit i gjithë ekipi australian i çiklizmit dhe ai argjentinas i futbollit, ndërsa një grua australiane u përdhunua nga një grup “emigrantësh” afrikanë, si dhe një grua kolumbiane u përdhunua në metronë e Parisit.
Pamje dekadence kudo, në dikur “Qytetin e Dritës”…