Sharon Stone Kërcënon të Largohet nga Amerika Nëse Trump Fiton Mandatin e Dytë!

/

E famshmja e Hollywood-it Sharon Stone ka kërcënuar se do të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Europë, nëse ish presidenti Donald Trump fiton në nëntor, sepse ajo pretendon se kandidati i republikanëve për presidencën “dëshiron vendin e llojit të vet”.

Shumë të qara nga “qëniet” e Hollywood-it që as nuk përpiqen të fshehin neverinë e tyre për “bjondin”. Gjë që dëshmon sesa të lidhur pazgjidhshmërisht janë me ata që i ngritën në majat e lavdisë dhe i majmën në para.

Në një intervistë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit Taormina në Siçili, ku mori një çmim për arritje në jetën e saj, Stone shfrytëzoi rastin për të bërë të qarta pikëpamjet e saj, të së majtës ekstreme.

“Epo, padyshim që po mendoj për një shtëpi këtu dhe mendoj se është një zgjidhje e zgjuar, konstruktive tani”, tha ylli i “Basic Instinct” për Deadline.

Kur u pyet nëse lëvizja do të ishte e motivuar politikisht, ajo u përgjigj: “Po, sigurisht! Sigurisht! Kur kemi parë kandidatë presidencialë, platforma e të cilëve është urrejtja, kjo është diçka që vendi ynë nuk është përballur më parë. Ne jemi përballur me kandidatë politikë, platforma e të cilëve ka qenë injoranca, por nuk mendoj se kemi parë ndonjë kandidat politik, platforma e qartë e të cilit është urrejtja”.

Stone nuk specifikoi se çfarë kualifikohet si “urrejtje” dhe gazetari i Deadline nuk e sfidoi aktoren për pretendimin e saj.

“Çdo vend historikisht kalon një periudhë ku dikush dëshiron të jetë zot i vendit të tij. Dhe në shumë raste njerëzit e bëjnë. Natyrisht, jam thellësisht e shqetësuar me atë që po ndodh në vendin tim tani”, tha Stone në intervistë.

“Kjo është një nga herët e para në jetën time që kam parë dikë të kandidojë për postin, me një platformë urrejtjeje dhe shtypjeje”, shtoi ajo.

A është kjo arsyeja në fund te fundit?! Apo ka frikë se ajo dhe të ngjashmit e saj do të gjuhen pa mëshirë nga “bjondi”?!

Në vitin 2016, dhjetëra të famshëm të Hoollywood-it u zotuan të largoheshin nga SHBA nëse Donald Trump fitonte zgjedhjet presidenciale.

Mes tyre, Amy Schumer, George Clooney, Lena Dunham, Cher, Samuel L. Jackson, Whoopi Goldberg, Snoop Dogg, George Lopez dhe Miley Cyrus, edhe Barbra Streisand u zotua të transferohej në Australi ose Kanada, por asnjëri prej tyre nuk e mbajti premtimin dhe nuk u largua asnjëri prej tyre nga Amerika.

Previous Story

Gjithçka që Konsumojmë Është e "Injektuar" me...

Next Story

Misteri i Kopertinës së Revistës "The Economist" për Vitin 2024!

Latest from Info