Niveli shumë i ulët i sigurisë në Francë, në organizimin më të madh sportiv në nivel global.
Franca po merr sulme të përsëritura sabotazhi dhe po zhvillohen lëvizje të koordinuara destabilizuese, teksa sot në Senë u mbajt ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, ku për herë të parë në histori atletët u prezantuan me varka lundruese.
Autoritetet franceze u vunë në gatishmëri menjëherë pas sabotimit në hekurudhën franceze.
Në veçanti, terminali i aeroportit Europort të Basel-Mulhouse, i vendosur në kufirin e Francës dhe Zvicrës, u evakuua për arsye sigurie!
Siç njoftuan pak kohë më parë autoritetet e aeroportit, aeroporti po funksionon sërish, pasi fillimisht ka ndjekur protokollet e shtuara të sigurisë.
“U dha fillimisht një paralajmërim për bombë”, sqaruan autoritetet e Rhine-it të Sipërm, duke shtuar se është ndjekur proçedura e zakonshme, e cila parashikon zjarrvënie.
Siç dihet tashmë, kompania franceze hekurudhore SNCF, siç bëri të ditur për AFP, pak orë para ceremonisë së hapjes, ka pësuar një “sulm masiv të shkallës që mund të shkaktojë paralizë” të rrjetit të trenave të shpejtësisë së lartë TGV gjatë natës, nga qindra rebelë-diversantë.
Bëhej fjalë për vandalizëm dhe zjarrvënie të organizuar në shumë linja hekurudhore!
“Ne jemi duke devijuar disa trena në linjat klasike, por do të duhet të anulojmë një numër të madh linjash”, shtoi SNCF në një deklaratë.
Madje, ai përmendi konkretisht se për shkak të sulmeve u ndaluan linjat Londër-Paris! Ai gjithashtu shtoi se sulmet ishin të koordinuara dhe për këtë arsye të planifikuara!
Për momentin ka “kaos” edhe në metronë e Parisit pasi ka vonesa të gjata dhe policia franceze po futet në të gjithë vagonët dhe po kontrollon çdo gjë që mund të konsiderohet si kërcënim.
Ky shqetësim është shkaktuar që në mëngjesin e ditës së premte dhe është i lidhur me sabotazhin në të gjithë rrjetin hekurudhor të vendit.
SNCF “pësoi këtë natë disa akte të njëkohshme keqdashëse që përfshinin LGV (linjat e trenave me shpejtësi të lartë) Atlantique, Nord dhe Est”, tha kompania franceze hekurudhore në një deklaratë. “Zjarrvënësit u angazhuan kryesisht për të shkatërruar objektet e tyre”, shpjegoi ai.
Si rezultat, trafiku TGV (trena me shpejtësi të lartë) në këto tre akse hekurudhore është “ndërprerë totalisht”.
Ekipet e SNCF Réseau “janë tashmë në vend për të vlerësuar dhe filluar riparimet”, por “kjo situatë pritet të zgjasë të paktën gjatë fundjavës ndërsa po bëhen riparimet”.
Kjo do të prekë 800,000 pasagjerë, tha shefi ekzekutiv i SNCF, Jean-Pierre Faradou në një konferencë për shtyp.
Sulmi vjen vetëm disa orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, por edhe para një fundjave që pritet të shohë një numër të madh pushuesish në lëvizje, pasi shumë kthehen nga pushimet e korrikut dhe shumë largohen për pushimet e gushtit.
Duke denoncuar një “vepër kriminale skandaloze”, ministrja e Transportit Patrice Vergriet “dënoi ashpër këto akte kriminale që do të dëmtojnë largimin e shumë francezëve për pushime”.
“Ky është një sulm masiv, në shkallë të gjerë për të paralizuar rrjetin LGV”, tha SNCF.
Një burim pranë hetimit iu referua “sabotimit”, ndërsa një burim sigurie tha se shërbimet e inteligjencës franceze janë mobilizuar në tërësi.
Në stacionin Montparnasse në Paris, i shërbyer nga linjat e trenave të shpejtësisë së lartë perëndimore dhe jugperëndimore, udhëtarët shikojnë me qetësi ekranet. Nisjet e trenave vonohen deri në dy orë dhe mbërritjet vonohen edhe më shumë.
Në aksin lindor, trafiku u ndërpre nga ora 05:15 në linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë, edhe për shkak të “aktivitetit keqdashës” pranë Panis-sur-Moselle, në Francën lindore. “Kthimi i trafikut në nivele normale është planifikuar për 27 korrik”, sipas kompanisë franceze të hekurudhave.
Në aksin verior, “vepra keqdashëse” është kryer në të njëjtën kohë “në sektorin Arras” në veri të Francës, me të njëjtat pasoja, shtoi SNSF. Rikthimi i trafikut atje në nivele normale parashikohet për datën 29 korrik.
Trenat e Eurostar që lidhin Parisin me Londrën dhe Brukselin janë prekur gjithashtu, sipas pultit online të kompanisë.
“Të gjithë klientët do të njoftohen me SMS për funksionimin e trenave të tyre”, tha kompania për AFP. SNCF këshillon “të gjithë udhëtarët të shtyjnë udhëtimin e tyre dhe të mos shkojnë në stacion”.
Lojërat Olimpike nuk kanë filluar ende dhe deri më tani ka pasur shumë incidente që tregojnë se Franca nuk mund të quhet e sigurtë:
1. Një turist australian u përdhunua në grup nga… pesë afrikanë!
2. Ekipi australian i çiklizmit është grabitur.
3. Po sulmohen media të huaja.
4. Ekipi i futbollit të Argjentinës është grabitur gjithashtu.
5. Sabotim në rrjetin hekurudhor francez, paralizë totale qarkullimi.
6. Një turist kolumbian u sulmua me qëllim përdhunimi në metronë e Parisit, në stacionin Seville Larouet!
Ka shqetësime serioze se niveli i sigurisë në vend është shumë i ulët.
Mesa shikoni edhe në foton e postuar në aplikacionin X, të tre forcat e sigurisë në ndeshje, shikojnë telefonin celular, janë të angazhuar me argëtimin e tyre dhe jo me sigurinë e sportistëve dhe spektatorëve.