Trump për anëtarët e një organizate të krishterë: “Pas 4 vitesh nuk do të duhet të votoni më!”
Trump i bëri komentet gjatë një aktiviteti të organizuar nga organizata konservatore Turning Point Action në West Palm Beach, Florida.
Kandidati republikan për president, Donald Trump, u tha anëtarëve të një organizate të krishterë të premten se nëse votojnë për të në nëntor, “në katër vite nuk do të duhet të votoni më. Do ta kemi rregulluar aq mirë sa nuk do të keni nevojë të votoni më”.
Është e paqartë se çfarë donte të thoshte ish presidenti me komentin në një fushatë ku rivalët e tij demokratë e akuzojnë atë se përbën një kërcënim për demokracinë, pasi ai u përpoq të përmbyste humbjen e tij ndaj Presidentit Joe Biden në 2020, me ngjarjet e Kapitolit më 6 janar 2021.
Ekipi i tij i fushatës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për sqarime mbi komentet e tij.
“Të krishterë, shkoni votoni, vetëm këtë një herë. Nuk do të duhet ta bëni më kurrë. Katër vite të tjera, e dini, do të rregullohet, do të jetë në rregull, nuk do të duhet të votoni më, të krishterët e mi të bukur”, tha Trump, duke shtuar: “Unë ju dua të krishterë. Edhe unë jam i krishterë. Të dua, shko, duhet të shkosh të votosh. Për katër vite nuk do të duhet të votoni më, do ta kemi rregulluar aq mirë sa nuk do të duhet të votoni më”.
Në një intervistë në dhjetor me Fox News, Trump tha se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, do të veprojë si “diktator”, por vetëm “në fillim”, për të mbyllur kufirin jugor me Meksikën dhe për të zgjeruar shpimet e naftës.
Demokratët e shfrytëzuan atë koment dhe Trump ka thënë që atëherë se ishte një shaka.
Në maj, duke folur në një mbledhje të Shoqatës Kombëtare të Armëve (lobi më i fuqishëm për të drejtat e armëve në SHBA), Trump bëri shaka se do të shërbente më shumë se dy mandate si president.
Ai i referohej presidencës së demokratit Franklin Roosevelt, i vetmi president që ka shërbyer më shumë se dy mandate. Kufiri me dy mandate iu shtua Kushtetutës së SHBA pas presidencës së Roosevelt.
“E dini, FDR (Roosevelt), 16 vite, gati 16 vite, ai shërbeu katër mandate. Nuk e di, të numërojmë tre mandate apo dy mandate?”, kishte pyetur ai para turmës së mbledhur.
Komentet e tij dje nënvizojnë nevojën që të dyja palët të mobilizojnë bazën e tyre pasi beteja për presidencën duket se do të jetë një betejë kokë më kokë. Trump kishte marrë mbështetje të fortë nga ungjillorët / protestantë në dy zgjedhjet e mëparshme.
Beteja është bërë papritmas më e vështirë për të pas vendimit të Biden për t’u tërhequr nga fushata e tij dhe për të mbështetur zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris, e cila mesa duket do të jetë edhe kundërshtar e e Trump.
Sondazhet e fundit tregojnë se epërsia e madhe e Trump ndaj presidentit Biden është ngushtuar ndjeshëm, që kur presidenti aktual shpalli vendimin e tij.
Pse vallë këto deklarata të Trump?
Çfarë e shtyu kandidatin të Trump të deklarojë, pikërisht tani, se nuk është i krishterë? Mos ndoshta takimi me kryeministrin izraelit e ka vendosur në kushte, në kondicione të pashmangshme, që e detyrojnë të deklarojë se nuk është i krishterë, në takim me një Organizatë të Krishterësh? Trump mendon se duke deklaruar se nuk është i krishterë, do të afektojë për mbështetje lobin hebre, shtetin e Izraelit, që mesa duket lëviz fijet e marionetave në kupolën e SHBA-ve?
Mos ndoshta Trump kalkulon që të krishterët në Amerikë janë minorancë dhe duhet të tërheqë të tjerët, ata të paidentitet që u pëlqen gjithashtu edhe figura e një diktatori?
Ndoshta Trump mendon se të krishterët e Amerikës, përballë një jo të krishteri, por që i mbështet, do të votojnë atë dhe kurrsesi demonët e majtë globalistë përballë tij.
Sjellje kjo e kushtëzuar nga aleati izraelit?
Sjelle e kushtëzuar kjo nga kalkulime elektorale?
Apo devijim i axhendës dhe lojë zaresh në prag zgjedhjesh, për çoroditje të turmave të demokratëve?
Sidoqoftë, kjo ishte një “thikë” tek komuniteti ungjillor, protestant, kristian në Amerikë!
***
Mast.al vërejti me një shkrim, afro 1.5 orë pas atentatit, që Trump nuk falenderoi Zotin, por forcat e sigurisë. Shumë na kundërshtuan, po ata tani do të na japin të drejtë, sepse jemi të zhveshur nga tifozëria, edhe pse pa më të voglin dyshim jemi përballë dhe kundër globalizmit vs leftizmit satanik.