Rrjetet e Infrastrukturës Strategjike Franceze Janë Nën Sulm!

/

Rrjetet e fibrave optike janë shkatërruar në gjashtë rajone!

Gjashtë rajone të Francës jashtë linje. Parisi nuk është prekur ende.

Të panjohur, mbrëmjen e djeshme, sabotuan një pjesë të madhe të rrjetit të fibrave optike në Francë.

Siç u bë e ditur nga burime policore, veprimet që prekën rrjetet e fibrave optike të shumë ofruesve, mes tyre edhe kompanive Free dhe SFR, ishin synuar nga persona për t’u nxjerrë jashtë rrjetit në gjashtë rajone të Francës.

Rajonet e prekura, sipas të njëjtave burime, janë Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.

Aktualisht nuk ka asnjë shenjë se qyteti i Parisit dhe Ile de France, ku po zhvillohen Lojërat Olimpike, të jenë prekur.

Aksioni i mbrëmshëm është një tjetër akt sabotimi ndaj Francës, duke konfirmuar shqetësimet e autoriteteve franceze dhe duke justifikuar nivelin e vigjilencës dhe sigurisë së tepruar për Lojërat Olimpike.

Megjithatë, për shkak të sabotimit, rrjetet specifike kanë shpejtësi tepër “të ngadalta”, siç ka njoftuar Free Pro përmes llogarisë së saj X.

Previous Story

Francezët do të Provokojnë edhe me Ceremoninë e Mbylljes së Lojërave Olimpike

Next Story

Izraeli: Kërkojmë Përjashtimin e Turqisë nga NATO

Latest from Info