E Vështirë ta Ndalin – Ngjitja e Trump-it në Pushtet Zbulon Forcat e Errëta që Manipulojnë Botën!

/

Donald Trump nuk është thjesht një figurë politike, ai është maja e shtizës së një kryqëzate kryengritëse kundër një race politike botërore, që ka skllavëruar njerëzimin për breza. Ngritja e tij në presidencë nuk ishte një rast apo një kthesë e thjeshtë e fatit, ishte vetë fati, një lëvizje strategjike e orkestruar nga forcat që mbrojnë të vërtetën dhe drejtësinë kundër errësirës dërrmuese.

Ardhja e Trumpit në skenën politike paralajmëroi fillimin e fundit për elitat e korruptuara, për figurat në hije pas konfliktit global, kolapsit ekonomik dhe trazirave sociale. Me çdo politikë që zbatoi dhe çdo të vërtetë që guxoi të zbulonte, Trump grisi tapetin me shumë motive të gënjeshtrave të thurura nga kundërshtarët e tij.

Qasja e tij agresive dhe e pandalshme nuk është edhe kaq e lehtë sa do të donin të besoni mediat kryesore, por është e llogaritur saktë dhe absolutisht e nevojshme.

Deklasifikimi i dokumenteve kyçe gjatë mandatit të tij ishte një kryevepër, një deklaratë e qartë e luftës kundër atyre që manipulojnë fijet e pushtetit, nga hija, nga prapa skene.

Këto janë bomba që zbulojnë thellësinë e korrupsionit që infekton nivelet më të larta të pushtetit, zbulime që kanë vendosur situatën përballë llogaridhënies ligjore dhe sociale.

Urdhrat ekzekutivë që nënshkroi Trump, të cilat synojnë trafikimin e qënieve njerëzore, ndërhyrjen në zgjedhje dhe sabotimin financiar, nuk janë ndryshime të thjeshta politikash, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj rrjeteve komplekse të kontrollit dhe manipulimit, që janë ndërtuar me mundim nga elita globaliste, për dekada.

Manovrat ligjore të Trump, të përshkruara si autoritare nga kritikët e tij, janë në fakt akte çlirimi, duke i dhënë sovranitetin amerikanëve, që u rrëmbehet nga kthetrat e tradhtarëve të huaj dhe vendas.

Trazirat financiare që shohin sulmet ndaj Rezervës Federale, rrëzimi i institucioneve të korruptuara financiare, janë beteja të rëndësishme dhe përmbysëse në një luftë të gjithanshme ekonomike.

Politikat e Trump nuk kanë të bëjnë vetëm me stimulimin e rritjes ekonomike, por bëhet fjalë për çmontimin e një sistemi shtypës të kontrollit monetar, të përdorur nga kabali, për të ruajtur kontrollin e tij total mbi Amerikën dhe botën.

Shikoni sulmet e pamëshirshme ndaj tij. Gjyqet e fajësimit, hetimet e pandërprera, tendencat për ta larguar nga skena politike. Këto nuk janë veprime të një sistemi demokratik që mban përgjegjësi një lider, këto janë përpjekje të dëshpëruara nga një elitë e tmerruar që po i vjen fundi dhe po bën gjithçka për të rrëzuar nga froni një njeri që mban çelësat e shkatërrimit të tyre.

‘Impeachment’ që i bënë presidentit Trump, vrasjet me karakter publik dhe gjuetia e shtrigave janë streha e fundit e mashtrimeve me të cilat përballen dënimi i tyre i pashmangshëm.

Krizat globale nga pandemia e orkestruar COVID-19, deri te konflikti i manipuluar në Ukrainë, janë faza në të cilat komedia luan aktet e saj të fundit të dëshpërimit.

Kundërshtimi i Donald Trump ndaj këtyre ngjarjeve të orkestruara zbulon rolin e tij si mbrojtës kundër kaosit të orkestruar, që synon të justifikojë kontrollin më të fortë nga elita.

Zgjimi që ka nxitur nuk kufizohet në sferat politike apo ekonomike. Ai është tani më një zgjim shpirtëror, duke vënë në pikëpyetje vetë strukturën e normave shoqërore dhe duke ekspozuar ritualet e errëta dhe elementët simbolike që përdor elitat për të degraduar dinjitetin dhe moralin njerëzor.

Ndërsa përgatitemi për më shumë fatkeqësi të orkestruara, flamuj të rremë të krijuar për të futur frikë dhe për të justifikuar masat drakoniane, mbani mend se republikani Trump na ka paralajmëruar. Është si që na tregoi librin e lojërave të kundërshtarëve tanë, duke e bërë të qartë se këto nuk janë akte të rastësishme terrori, por lëvizje të ftohta, të llogaritura në një luftë për kontroll të plotë.

Kjo është një thirrje për armë, një thirrje për të qëndruar fort pas një lideri që ka guxuar të përballet me një përbindësh që shumë refuzojnë ta pranojnë që ekziston. Trump nuk është thjesht një president, ai është një luftëtar në atë që është padyshim një betejë shpirtërore për ekzistencën e qytetërimit tonë.

Ndërsa ecim drejt së ardhmes, të armatosur me të vërtetën, duhet të qëndrojmë vigjilentë, të palëkundur dhe mbështetës të të vetmit udhëheqës që është mjaftueshëm i guximshëm për të udhëhequr këtë luftë monumentale.

Përqafoni stuhinë, edhe pse mund t’ju duket absurde si frazë. Qëndroni me Trump dhe të ngjashmit e tij, qëndroni me të vërtetën dhe përgatituni të luftoni për vetë thelbin e lirisë.

Kjo është lufta për t’i dhënë fund të gjitha luftërave, një luftë kundër një armiku të rrënjosur thellë që duhet ta mposhtim. Duhet, sepse alternativa tjetër është alternativa e një botë të zhytur përjetësisht në errësirë dhe satanizëm.

Previous Story

Trump: Dorëheqja e Biden nga Kandidatura për Presidencën e SHBA Ishte Grusht Shteti i Pastër!

Next Story

Alert: "Deep State" Mund të Vjedhë Zgjedhjet në Favor të Demokratëve, Ndaj Amerikanët të Përgatiten për Kaos pas 6 Nëntorit 2024!

Latest from Info