Wagner-i Rus Mori Përsipër Ruajtjen e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro & Mbrojtjen e Vendit! (video)

/

Zhvillime dramatike në Amerikën e Jugut.

Vullnetarët nga Wagner i Rusisë mbërritën në Venezuelë për të mbrojtur presidentin Nicolas Maduro nga çdo tentativë për grusht shteti nga forcat pranë SHBA-ve.

Vlerësohet se të paktën 1,000 nga elita e Wagner-it kanë mbërritur në vendin e Amerikës së Jugut dhe janë shpërndarë rreth presidentit dhe infrastrukturës qëndrore të vendit, për t’i mbrojtur ata nga sabotimet.

Ata kanë ndërmarrë edhe planifikimin e ruajtjes së kufirit. Duhet theksuar se forcat e armatosura të vendit që nga koha e të ndjerit Hugo Chavez, kanë qenë në favor të lëvizjes kombëtare bolivare për pavarësi të vendit.

Venezuela, një shtet i pasur me hidrokarbure (ndoshta i pari në botë në rezerva nafte) po përballet me luftën ekonomike të SHBA-ve dhe BE-së për të rrëzuar qeverinë legjitime dhe për të marrë kontrollin e fushave.

Nicolas Maduro i Partisë së Bashkuar Socialiste të Venezuelës ka qenë President i Venezuelës që nga 5 marsi 2013, pasi mori detyrën si President i përkohshëm dhe më pas u zgjodh në zgjedhjet presidenciale të 2013 dhe përsëri në 2018.

Në fillim të vitit 2019, Asambleja Kombëtare pro perëndimore e Venezuelës shpalli të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve dhe duke thirrur disa klauzola të Kushtetutës së Venezuelës të vitit 1999, deklaroi se Juan Guaidó do të ishte një president i përkohshëm, gjatë një krize kushtetuese.

Rusia dhe Kina e njohën menjëherë fitoren e Maduros, pas largimit nga pushteti të Juan Guaido, ndërsa e para i dha edhe njëherë kredi Venezuelës, 15 miliardë dollarë në kohët e vështira ekonomike të vendit , si dhe ndaloi mbledhjen e kapitaleve dhe interesave.

Në të njëjtën kohë Kina ndihmoi në modernizimin në masë të madhe të industriaë së naftës.

Previous Story

Ankaraja Veto Bashkëpunimit NATO-Izrael, në Përgjigje të Vrasjes së Haniya!

Next Story

Irani Ka Informuar Zyrtarisht Këshillin e Sigurimit të OKB-së se do të Godasë Izraelin

Latest from Info