Vrasja e Ismail Haniya, kreut të byrosë politike të Hamas-it, mikut më të afërt të Ergogan, në Teheran dha sinjalin për luftën që u tentua të niste në Azinë Perëndimore.
Izraeli ka treguar edhe një herë se është një organizatë terroriste, thonë turqit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet ta bëjë të pashmangshme luftën në rajon me këtë atentat, pas propagandës së tij në Kongresin Amerikan. Në këtë mënyrë ai llogarit se mund të detyrojë SHBA-në, e cila nuk e dëshiron një konflikt të tillë në këtë fazë, në luftë.
Administrata Biden dhe demokratët nuk duan t’i bëjnë problematike marrëdhëniet e tyre me vendet e Gjirit, pasi i frikësohen reagimit të justifikuar, që mizoritë gjenocidale në Gaza do të provokojnë në botë, duke përfshirë BE-në.
Donald Trump, i cili ende duket të jetë favorit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tha: “Ne do të ndërpresim të gjitha ndihmat edhe nëse ukrainasi i fundit vdes” dhe sinjalizoi se republikanët nuk janë të përfshirë në luftë të hapur shumëkombëshe.
Në vend të kësaj, qeveria amerikane ka bërë një deklaratë të rregullt se do të kundërshtojë një sulm të mundshëm ndaj Izraelit. Në fakt nuk mbaroi me kaq. Një anije antiraketë, USS Carney, zakonisht i jepet nga SHBA, NATO-s, për mbrojtjen nga raketat balistike, u largua nga porti spanjoll dhe mbërriti në Mesdheun Lindor, me qëllim mbrojtjen e Izraelit.
Megjithatë, është e qartë se SHBA ka një plan armëpushimi. Netanyahu po tenton ta anashkalojë këtë plan dhe mesa duket ja ka arritur, do të marrë rrugë anësore dhe do të provokojë Iranin, sepse beson se duhet ta fusë Iranin në luftë për të tërhequr plotësisht SHBA-në në rajon.
Të gjitha sulmet e kryera nga Izraeli kërcënojnë të gjitha vendet që duan paqen botërore. Republika Popullore e Kinës e sheh këtë shumë qartë, ndaj dhe ka mbledhur organizatat palestineze që të veprojnë së bashku për një armëpushim.
Kombet e Bashkuara duhet të mobilizohen për parandalimin e luftës, por diçka e tillë nuk po ndodh. Netanyahu duhet të gjykohet dhe të dënohet shpejt për gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte, terrorizëm dhe vrasje, këtë kërkojnë turqit dhe të tjerë.
Vende të tjera si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia po detyrohen gjithashtu të njohin Palestinën.
Sa i përket Turqisë, baza e radarit Kürecik duhet të mbyllet pa humbur kohë, thonë kuadro të lartë të qeverisjes turke. Anija antiraketë USS Carney e ardhur në Mesdheun Lindor do të marrë informacion për raketat në ajër nga Kürecik. Në këtë kontekst duhet të shfaqet një vullnet i guximshëm për mbylljen e bazës së Inçirlik.
Marrëveshjet që mund të parandalojnë luftën duhet të lidhen me vendet e rajonit, veçanërisht me Sirinë dhe duhet të ketë bashkëpunim konkret kundër elementëve terroristë.
Reagimi ndaj Izraelit nuk mund të jepet duke mbyllur Instagramin. Kjo mund të bëhet me shfaqjen e një vullneti politik për të mbyllur bazat ushtarake në Turqi dhe për t’u kthyer në politikën rajonale-centrike të Ataturkut. Pronarët e Instagramit i dhanë një goditje lirisë së mendimit duke bllokuar postimet për Haniya, por ka mijëra postime për organizatat terroriste që kërcënojnë Turqinë, ndaj pse nuk menduan të bllokojnë aksesin në Instagram për këtë arsye(?).
Veprime këto të Turqisë, që tregojnë paqartësi dhe konfuzion.
Gjithashtu, shtresa e mesme po zhduket në mënyrë të pashmangshme në Turqi. Disa turq thonë: “Jemi në errësirën e varfërimit masiv, jeta nuk ka qenë kurrë më e shtrenjtë. Ngritën çmimin e gazit natyror me 38% ndërsa çmimi i gazit natyror në botë ra me më shumë se 50%.
Vitin e fundit çmimet e ushqimeve në botë janë përgjysmuar, ndërsa tek ne janë trefishuar dhe vazhdojnë të rriten.“
Në Turqi, 250 miliardë dollarët e dhënë u shpenzuan për rritjen e standardeve të jetesës së refugjatëve dhe të huajve. Paratë e shpenzuara jashtë janë 80.2 miliardë dollarë në periudhën 2021-2022.
Paratë që nuk i jepen popullit, punëtorëve dhe pensionistëve turq, shpenzohen për refugjatët dhe të huajt.
Që Turqia të jetë e fortë jashtë vendit, ajo ka nevojë për vullnet politik për të siguruar drejtësi sociale në vend fillimisht. Me një ekonomi të fortë populiste, është e mundur të jesh vendimtar në politikën e jashtme.
Turqia ka vendosur të përpalset me Izraelin, për rrjedhojë me Amerikën. Nuk e dimë nëse këto janë deklarata në gjaknxehtësi të Sulltanit, apo vendime të marra tashmë, që do e çojnë Turqinë drejt shkatërrimit, përballë një superfuqie ekonomike dhe militare.
Për pasojë do të vijë shumë shpejt përjashtimi i saj nga NATO!